Një 69-vjeçar në Roskovec, është përpjekur ditën e sotme, 17 nëntor, për të shpëtuar nga masa e arrest në shtëpi, përmes një mënyre shumë ‘kreative’, duke u veshur si grua.
Me një fund të gjatë, triko grash, kapuç dhe bastun, shtetasi J.H., është parë në rrugët e fshatit Strum ku dhe ai banon, në prezencën e një personi tjetër.
Por, pavarësisht përpjekjes së tij të dëshpëtuar për të qenë i lirë, ai ka rënë në prangat e Policisë së Fierit.
Bëhet me dije se ai është dënuar për veprën penale “dhunë në familje”.














