Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK.
Ai akuzoi se çështjet në hetim përfshijnë dëme të mëdha ekonomike dhe se vetë ka rol kallëzues në disa prej tyre.
Sipas Bardhit, problemi i madh i qeverisjes aktuale lidhet me procedurat që, sipas tij, kanë sjellë përfitime të paligjshme. “E keqja e këtij vendi është Balluku që vjedh 50 milionë euro me një procedurë.
Ai u shpreh se ndaj Ballukut janë duke u hetuar disa çështje nga SPAK: “Balluku ka të paktën 4-5 çështje që janë nën hetim. E di sepse jam kallëzues dhe kam marrë informacion nga prokuroria që këto çështje janë aktive.”
Një prej hetimeve, sipas tij, lidhet me skemën e shitblerjes së energjisë.
Bardhi akuzoi se Balluku ka nënshkruar një urdhër që ndalon shitblerjen e energjisë në bursën shqiptare, duke favorizuar procedura jashtë bursës që, sipas tij, kanë prodhuar humbje masive për shtetin.
“Kjo ka sjellë dëm në një vit plot 180 milionë euro,” tha ai, duke shtuar se 3–4 kompani përfitojnë nga këto procedura duke blerë energji me çmim të ulët e duke e shitur më shtrenjtë, duke shmangur rregullat e bursës.
“Ka 4 apo 5 çështje në hetim nga SPAK. Jam kallëzues. Kam marrë informacione se të gjithë çështjet janë në hetim nga SPAK. Ka çështje që lidhe me shitblerjen e energjisë. Zonja ka bërë shit blerje të energjisë jashtë bursës shqiptare të energjisë. Të gjitha procedurat e shitblerjes janë bërë jashtë burse.
Ka sjellë një dëm në buxhetin e shtetit ,në një vit plot 180 mln euro. Janë 3 apo 4 kompani që i nxjerr Belinda nga xhepi. Blejnë energji kur është me çmim të ulët dhe e shesin kur çmimi është me kosto të lartë. Prandaj shmangin bursën e energjisë, pasi bursa ka çmime të mirëpërcaktuara sipas orareve, të njohura. Ka një urdhër ministri. Zonja ngarkohet me urdhër të saj që të mbikqyrë që të mos ketë asnjë shitblerje energjie jashtë burse.” – tha Bardhi.














