Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë. Tekniku kuqezi u shpreh se ishin 70 minuta të barabarta, ndërsa theksoi se është krenar për lojtarët e tij.
Sipas tij, linja sulmuesi bëri shumë mirë, ndërsa theksoi se Shqipëria është një ekip në rritje.
“Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kanë qenë 70 minuta të barabarta. Trajnerin Tuchel e njoh mirë nga PSG. Është një skuadër që përgatitet për finalen e Botërorit, ndërsa ne përgatitemi për tu kualifikuar në Botëror. Jam i kënaqur për ekipin.
Futbolli nuk është të futesh në fushë dhe të luash, duhet të jesh i organizuar. Nëse e bën këtë, rezultati mund të vijë. Jemi një skuadër në rritje.
Uzuni ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Duke parë që janë dy mbrojtës të gjatë, të cilët i kanë hapur probleme edhe Vlahovic, Uzuni ka teknikë dhe shpejtësi. E menduam si zgjidhje të mirë. Nga gjatësia nuk mund të bënim shumë.
Linja e parë e jona ka bërë shumë mirë. me Hoxhën, Uzunin, Bajramin dhe Laçin. E kam thënë edhe më parë. Tuchel mundohet të krijojë hapësira. Me Stones në mesfushë fitoi hapësira”, deklaroi Silvinjo.














