• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Rama është hapur një dëshmitar i dosjes “Sinaloa-Hysa”, një ndihmës në aktivitetet e tij në Shqipëri. Një mikpritës kushërinjsh “meksikanë” në zyrë, për të ofruar lehtësirat e agjendës së kartelit “Sinaloa”. Një prej organizatave terroriste, siç e ka emërtuar zyrtarisht administrata Trump, si një ndër më të pasurat e të rrezikshmet në planet, po sipas listës amerikane, ka degëzuar veten në Shqipëri. Duket se shpërthimet e sanksioneve nga USA, nuk kanë kthim pas. Dosja NarcoRama me shembuj të ngjashëm është e tejmbushur. Mesazhet nga DASH, DEA, CIA kanë qenë të forta e publike. Kartelet e drogës kudo të ndodhen, janë në luftë me SHBA. Agjencitë amerikanë dhe Ambasada në Tiranë kanë mbajtur qëndrime të shpeshta duke pohuar se prioriteti numër një i qeverisë së tyre, është lufta kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave, Krimit të Organizuar. Dhe bashkëpunojnë me ato qeveri të cilat kanë këtë prioritet.

I shushatur, ndonëse ende gjithëkontrollues i godinës së shpuar gjithandej të pushtetit të arnuar me korrupsion, pastrim parash, tendera, pronë publike e private të vjedhur, kokainë plot e përplot, banda të kollarisura, Edi Rama tenton të gjejë një strehë azili, për pak kohë më tepër në pushtet. Nxjerr si budallenj ca evropianë apo diplomatë të paguar, ti krehin bishtin, e ujëpërpjetë i thonë se je afër për në BE, por e di se na duhet një certifikatë sigurie andej matanë oqeanit. Dhe defteri vonon por nuk harron, mbërrin. Luftar Hysa dhe familjarë të tij dhe biznese të tij, kazino e të tjera janë sanksionuar, duke u përfshirë në listën e zezë të thesarit amerikan. Dhjetëra milionë euro janë hedhur në ndërtim e kazino edhe në Shqipëri. Janë ripërcjellë në SHBA. Krimi vazhdon. Edi Rama ka pohuar publikisht, pasi janë shfaqur fotot e mysafirëve “Sinaloa” duke dalë nga zyra e tij, se ka pritur Luftarin me “kushërinj nga Meksika”, e këshilltarët e McGonigalit, për tu sqaruar ca padijeni burokratike. Meqë KM ynë është xhymert procedurial i thekur. Po bandat e Durrësit, në hetim e në kërkim, të Shkodrës, në hetim e në kërkim, të Elbasanit në hetim e në kërkim, të Vlorës, në hetim e në kërkim, të Fierit, në hetim e në kërkim, a kanë pastruar para të trafikut të drogës, me leje investimesh strategjike, firmosur nga Edi Rama. Sigurisht po. Po Taulant Balla dhe Olsi Rama? Kujtojmë për to kryesisht 10 ditët e fundit kanë marrë vëmendje maksimale në mediet franceze, holandeze, rrjetet evropiane mediatike ku thuhet hapur se:

Olsi Rama është provuar sipas aksesit të tyre në dokumente hetimor, si përdorues i makinës së trafikantëve të drogës së laboratorit të kokainës në Xibrakë 2014, por hetimet 11 vjeçare përfshirë edhe SPAK, e kanë amnistuar

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

dhe

Taulant Balla, sërish sipas shkresave të konsultuara prej tyre, nga magazina e miliarda mesazheve të sky-enchro, është i kapur në përgjime të shumta duke biseduar me trafikantë të drogës.

Sigurisht dosjet “Çopja” e “Hoxhosmani” Toyota Auris, janë dosje belge, holandeze, gjermane, britanike, në miliarda euro me burim trafik kokaine, e shumë prej këtyre parave të investuara në Shqipëri, në histori sërish strategjike, ku firmëtar do na dalë kryeministri ynë strategjik, me zëvëndësen e tij strategjike, të pandehurën më të re të qeverisë, Belinda Balluku, çuditërsiht ende në detyrë, ende firmëtare në mungesë dhe me porosi, sipas publikimeve të mbledhjes se qeverisë më 12 nëntor.

Nuk mund të harrohet kapitulli “Aruba” konfirmuar nga antimafia italiane e prokurori Nicola Gratteri. Samiti i kokainës në antilet holandeze, me pjesëmarrje të dedikuar të qeverisë shqiptare, udhëtuese me charter dhe bosëve të kokainës. Ora dhuratë 400 mijë euro. Planet e investimeve të ndara në bordin e drogës. Tani me provat, ku gjenden gjurmë financimesh nga Ndrangheta, Sinaloa, Sacra Corona, e organizata të tjera ndërkombëtare të trafikut të drogës, Rama nuk mund të bëjë mësuesin qorr, plakun shurdh, apo kryeministrin budalla, ku i kafshojnë dardhave e kumbulla, të zgjedhurit e tij e prej tij, para e pas kurrizit. Sigurisht ka minsitra e deputetë, bashkiakë e zyrtarë të tij në histori trafiqesh. Emrat janë aty. Anija do të mbushet gjatë mbytjes, nuk do të zbrazet.

Përse shfaqet Rama kudo në këto ngjarje të mëdha?!

Palloshi i Ballukut, apo “sojnikja” e tij K.., i tremburi i Erionit, po mbytet në Titanikun narkotik ndërtuar prej tij, që më kanabizimin e vendit e pandërprerë më pas. Miliardat tendra e koncensione ku del emri nënshkrues Balluku në mungesë e me porosi, kanë edhe adresa pastrimi parash. Ka edhe trafikantë droge përfitues. Ata dinë sekretet e ortakëve qeveritarë Rama-Balluku. Rikthimi komik i Veliajt si bashkiak procedurial, meqë shefi e fali dhe përdori, duke e rikthyer te pemët dekorative jo ato të mbjella, janë pjesë teatrale mashtruese me shpresë të shpëtojmë bashkë, apo të vdesim bashkë. Ai prapë do të bëjë krokodilin, kur Bela të shkojë te vëlla Erioni së shpejti. Por mos e prisni këtë nëntor të panairit të librit “Kurbanin” e Ramës. Panairi tjetër, do të jetë kryekurbani me të cilin shumë palë do të mbarojnë punë. Do lexojmë “Kurban-Titanikun” e mbushur me organizatën “Rilindja” binjake e “ Sinaloa”. E Titaniku, nuk ka shpëtimin si fat..

Etiketa: Basir Çollakubelinda ballukuEdi RamaLuftar Hysanarko

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
Para

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

TË GJITHA

Tirana furnizohet më pak se 1 orë ujë në ditë

21:11 : 15/11/2025

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

20:53 : 15/11/2025

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com