Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ka qëndruar larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, ka tërhequr sërish vëmendjen, këtë herë për jetën e saj personale.
Ajo u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kryesisht për shkak të trekëndëshit të famshëm Bora-Donald-Beatrix.
Pas daljes nga shtëpia, mes shumë kritikave, Beatrix dhe familja e saj vendosën të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas bujën e krijuar.
Vite pas largimit, po qarkullon në rrjete një foto ku këngëtarja shihet në publik, por jo vetëm.Ajo shfaqet në stadium në Louisiana, së bashku me një person që përflitet se është partneri i saj.

Të dy shihen të pranishëm duke shijuar ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.














