Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”.
Bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa shoferi ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime.
Flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht makinën. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.














