Edi Rama ka treguar edhe njëherë se në Shqipëri bëhet ashtu si do ai, pa pyetur për ligj e organe drejtësie.
I pyetur këtë të enjte nëse do tentojë sërish të shkarkojë Erion Veliajn nga detyra pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai është shprehur se do të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e tij.
“Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj”,- është shprehur Rama në “Real Story”.
Por kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me atë të një dite më parë, ku ky i fundit pranoi publikisht se do të ishte kryebashkiak “de facto” i Tiranës.
Gjatë takimit me socialistët dje në njësinë numër 5 në Tiranë i shoqëruar edhe nga Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se Tirana sipas tij ka nevojë për kryebashkiakun por duke qënë se Veliaj ndodhet në qeli do të jetë vetë Rama që do të ‘kujdeset’ për kryeqytetin.














