Trafik i rënduar është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në hyrje të Tunelit të Llogarasë.
Radhë të gjata automjetesh kanë mbetur të bllokuara për shkak të punimet që bëheshin anës rrugës për largimin e dherave dhe inerteve që kishin rënë në këtë aks.
Burime për mediat bëjnë me dije se firma e cila mirëmban aksin nuk ka bërë asnjë paralajmërim paraprak për drejtuesit e mjeteve dhe kjo ka bërë që shumë prej tyre të ngecin aty me orë të tëra.














