• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuzës së ngritur nga SPAK, duke shmangur përgjegjësinë politike dhe në kundërshti të plotë me vlerat e Bashkimit Europian.

09:01 : 13/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur.

Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE Charge” të hënën lidhur me një rrjet kombëtar për karikimin e makinave elektrike.

Balluku vazhdon të mbajë pozicionet e larta në qeveri, pavarësisht se akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera lidhur me tunelin e Llogarasë – një nga projektet më të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Sipas hetimeve të SPAK, Balluku akuzohet se kontrolloi çdo hap të projektit rreth 190 milionë euro dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Për opozitën, Rama po i jep bashkëpunëtores së vet një mbrojtje të hapur politike duke sfiduar drejtësinë, në kundërshtim të plotë me standardet europiane të përgjegjshmërisë politike.

Lexo edhe:

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

“Balluku e mban peng Ramën dhe e kërcënon që ta marrë me vete, pasi ajo në rastin e tunelit është thjesht ekzekutorja e aferës korruptive të ideuar nga Rama,” thotë deputeti demokrat, Belind Këlliçi, duke aluduar se dosja hetimore ofron fakte për lidhjen e tyre direkte në këtë “aferë”.

Këlliçi theksoi gjithashtu se duke mos i kërkuar dorëheqjen ose duke mos e shkarkuar nga detyra, Rama po krijon një “pengesë flagrante” për procesin e integrimit europian.

“Mbrojtja që i bën shkon në kundërshti të plotë të vlerave të BE-së dhe kërkesave të familjes europiane, pasi është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë..,” shtoi Këlliçi.

Edhe për kreun partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kryeministri Rama po e mbron Belinda Ballukun nga drejtësia duke e mbajtur në qeveri.

Sipas tij, “kjo ndodh sepse marrja e pandehur e Ballukut, zv.kryeministre e dytë pas Ahmetajt në këtë pozitë, tregon që korrupsioni është në rrethin më të ngushtë të mundshëm të Edi Ramës”.

“Qartazi është e papranueshme për Bashkimin Europian që Shqipëria të ketë një zv.kryeministre të pandehur dhe shumë shpejt Edi Rama do të detyrohet të zgjedhë, ose të shkarkojë Ballukun ose të pranojë që qeveria pengon haptas drejtësinë,” theksoi ai.

Përgjegjësia e munguar politike

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuzat e SPAK, pas një linje të gjatë bashkëpunëtorësh të ngushtë të Ramës që e humbën pushtetin për shkak të akuzave penale si Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë apo më herët Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Vetë Rama ka zgjedhur përgjithësisht të mos konfrontohet me sistemin e drejtësisë kur merren nën akuzë zyrtarë të lartë të qeverisë së tij – por është kujdesur që të distancohet prej tyre.

Për herë të parë me Ballukun, Rama po i qëndron në krah numrit 2 të qeverisë, ndërkohë që ka shmangur komentet ndaj akuzave të ngritura ndaj saj. Analistët e politikës e shohin këtë sjellje si një shmangie nga përgjegjësia politike dhe morale, por njëherazi tregues se vendi nuk është demokratik.

Andi Bushati, botues i Lapsi.al i tha BIRN se qëndrimi në detyrë si e pandehur e numrit 2 të qeverisë do të ishte e papranueshme dhe e pamoralshme për një vend demokratik, ndërkohë që do të ndëshkohej elektoralisht.

“Por ngaqë ne nuk jemi më një vend demokratik, morali nuk ka kuptim dhe zgjedhjet janë thjesht një formalitet. Pra, Rama as nuk humbet duke e mbajtur Ballukun, as fiton më shumë duke e detyruar atë të dorëhiqet,” theksoi ai.

Për gazetarin Lutfi Dervishi, edhe pse akuza ndaj Ballukut nuk nënkupton fajësi të provuar, rasti kërkon sipas tij një ndarje të qartë mes përgjegjësisë ligjore dhe asaj politike.

“Përtej aspektit ligjor, përgjegjësia politike është një gjë tjetër,” thotë Dervishi, ndërsa shton se “një qeveri që pretendon të anëtarësoje vendin në BE duhet të jetë më e ndjeshme ndaj perceptimit publik, opinionit publik  dhe besueshmërisë institucionale”.

Sipas Dervishit, kryeministri ka vendosur ta lexojë akuzën si një “proces personal”, duke heshtur apo sfiduar me daljet e tij publike.

“Edhe nëse prokuroria heq dorë sot apo gjykata do ta shpallë të pafajshme nesër, vetë procesi i nisur do të duhej të ishte i mjaftueshëm për një hap pas, qoftë edhe të përkohshëm, si shenjë respekti ndaj institucioneve dhe publikut,” vlerëson ai.

Në mungesë të reflektimit me dorëheqje apo shkarkim, Bushati vlerëson se i takon SPAK-ut ta zgjidhë këtë paradoks.

“Para se të kërkojmë një qasje morale, pra një gjë që është në vullnetin e atyre që e kanë në dorë dorëheqjen apo shkarkimin, duhet të ushtrojmë presion mbi institucionet që e kanë për detyrë ta zgjidhin këtë paradoks,” tha Bushati, duke iu referuar SPAK-ut.

“Personalisht mendoj se këtu përgjegjësia institucionale e SPAK është më e madhe se ajo morale e kryeministrit,” shtoi ai.

Shqipëria është në negociata për anëtarësim me Bashkimin Europian dhe kryeministri Edi Rama u mburr me atë që ai e quajti rekord absolut për hapjen e të gjithë kapitujve në vitin e fundit. Por analisti Lutfi Dervishi mendon se me qëndrimin ndaj Ballukut, qeveria e vendos në pikëpyetje angazhimin e saj për procesin e intergrimit.

“Pavarësisht nëse ka apo jo një presion të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, fakti që një zëvendëskryeministre vijon të qëndrojë në detyrë ndërkohë që përballet me akuza penale për çështje tenderash, ngre pikëpyetje për standardet e integritetit dhe për vendosmërinë e qeverisë në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit,” theksoi Dervishi.

Por Bushati mendon ndryshe, ndërsa thekson se rasti “Balluku” as nuk e përforcon dhe as e mpak “njollën e imazhit të një qeverisjeje të korruptuar”.

“Nëse për burokratët e BE-së rruga e përafrimit me Brukselin, të kësaj Shqipërie që është, konsiderohet si histori suksesi, këtë përshtypje nuk do e prishë qëndrimi i një zv. kryeministreje të pandehur në postin e saj,” tha ai.

Për Bushatin, fati i Ballukut do varet nga kalkulime dhe llogari të brendshme dhe jo nga ardhmëria e rrugës drejt BE./ BIRN

Etiketa: belinda ballukudrejtesiaEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025
AKTUALITET

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

20:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
Para

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

TË GJITHA

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

10:01 : 13/11/2025
Lirie Delishi dhe partneri i saj

Shqiptarja bëhet gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri

09:50 : 13/11/2025

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025

Dinamo Zagreb shpërblen Arbër Hoxhën me kontratën e re, paga e majme që do të përfitojë ylli i Kombëtares

09:26 : 13/11/2025

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar/ EMRI

09:21 : 13/11/2025

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

09:11 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com