Në prag të nisjes së aksionit opozitar, Sali Berisha ka pritur në selinë e PD, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit që do të bëjë opozita.
Kujtojmë që ditën e hënë opozita nis “Parlamentin qytetar”, një platformë që sipas Berishës bëhet që zëri i tyre të dëgjohet, pasi në parlament nuk i jepet asnjë hapësirë. Partia Demokratike do të organizojë protestë para Kryeministrisë kundër qeverisë, e cila mban në detyrë një zv.kryeministre, e cila është marrë e pandehur.
Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thuhet se “pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli”.
Lideri demokrat, Sali Berisha, njoftoi dje nisjen e një platforme parlamentare para Kryeministrisë ditën e hënë, 17 nëntor.














