Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra shefin e Seksionit të Trafiqeve, pas denoncimit se i kërkoi 500 euro një qytetari në këmbim të zhbllokimit të makinës.
Në reagimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se është pezulluar nga detyra punonjësi i Policisë, komisari, O. M., me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Elbasan, deri në përfundim të hetimit administrativ e penal.
Policia bën të ditur gjithashtu se lidhur me rastin, po bashkëpunohet me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe me Prokurorinë e Elbasanit, pasi ekzistojnë dyshime për kryerjen e një vepre penale nga punonjësi i policisë.














