Sulmuesi i Dinamos së Moskës dhe përfaqësuesi i Kombëtares së Kamerunit, Moumi Ngamaleu, është përfshirë në një skandal pas publikimit të një videoje private nga partnerja e tij, artistja ruse Nikki Seey.
Videoja tregon, sipas Seey, se Ngamaleu ishte me një grua tjetër në shtëpinë e tyre, një ditë pas ditëlindjes së saj. Ngjarja shkaktoi një përplasje të fortë, që sipas mediave, kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Incidenti ka pasur pasoja edhe sportive, pasi Ngamaleu thuhet se humbi fluturimin për kampin stërvitor të ekipit kombëtar të Kamerunit.
Të enjten, Kameruni do të luajë me Republikën Demokratike të Kongos në gjysmëfinalen e playoff-eve kontinentale.














