Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës.
PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
Sekretariati vendosi që të përjashtojë vetëm Berishën me 10 ditë nga Parlamenti. Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS për shkak te deklaratave të Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.














