Procesi i votimit për Bashkinë e Vlorës po shënon një pjesëmarrje të ulët deri në këto momente.
Nga 154 mijë zgjedhës të regjistruar, në 207 nga 231 qendrat e votimit që kanë raportuar deri në orën 11, vetëm 7,800 qytetarë kanë dalë për të votuar, ose rreth 5,1% e votuesve.
Kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme për Bashkinë e Vlorës, të mbajtura më 25 maj 2025, kur pjesëmarrja në votime arriti 21%.












