• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

Investimet e Bashkisë Durrës për ndriçimin publik nuk kanë munguar në vitet e fundit, por ato kanë ardhur në rrudhje dhe disa lagje të qytetit vijojnë të mbeten në errësirë sapo bie mbrëmja. Në 6 lagje dhe rrugë të tjera mungesa e mirëmbajtjes dhe rrjeti elektrik i amortizuar po rrisin rrezikun për qytetarët, sidomos për nxënësit që lëvizin pasditeve.

09:36 : 09/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Bashkia e Durrësit pavarësisht përpjekjeve në vitet e fundit për rritjen e investimeve për ndriçimin publik, rrugët e disa lagjeve të qytetit të dytë më të madh pas kryeqytetit vijojnë të mbeten në terr, mes amortizimit të rrjetit elektrik dhe mungesës së mirëmbajtjes efektive.

Në lagjen numër 18 të qytetit, një prej më të rëndësishmeve për nga numri i banorëve dhe që gjendet pranë Stadiumit “Niko Dovana”, sapo bie mbrëmja rrugët zhytën në terr dhe ndriçimi i vetëm janë dritat e automjeteve që kalojnë aty pranë.

“Lagje në të cilat ne hasim problematika me mirëmbajtjen e ndriçimit publik janë ato lagje të cilat kanë më shumë se 20 vite që është kryer investimi i fundit i ndriçimit publik”, shpjegoi Bashkia e Durrësit në një përgjigje zyrtare për Median Amfora.

Vetëm në lagjen 18 ndodhen dy shkolla publike, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, ku mungesa e ndriçimit rrugor rrit rrezikun për nxënësit që lëvizin pasdite, pasi kjo e fundit shërben edhe si qendër komunitare me veprimtari të shtrita dhe gjatë pasditeve të vona.

Lexo edhe:

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

Vetë Bashkia pranon se problemet me ndriçimin publik ekzistojnë në disa zona të qytetit, duke prekur zonat qendrore dhe ato më periferike.

“Vlen të përmendim lagjen 12 (kuartallat brenda saj) rrugicat mes pallateve, lagjen 16 (kuartallat brenda saj), lagjen 5 dhe 6 (kuartallat brenda tyre), lagja 14 (pjesët e brendshme të lagjeve), lagjen 13 (pjesërisht kuartallën brenda pallateve si dhe degezimet e rrugeve) si dhe rrugët Mujo Ulqinaku, Kasem Durrësi, Aleksandër Goga, Lulishtja 1 Maji”, citoi bashkia akset më problematike sipas saj.

Në këto gjashtë lagje raportohen probleme të vazhdueshme me ndriçimin publik, çka tregon se një pjesë e qytetit vijon të mbetet në errësirë, një fenomen që shtrihet nga zonat urbane tek ato më perfierike.

Media Amfora ka konstatuar se gjatë këtij muaji nëntor, me ndryshimin e orës diellore, një pjesë e mirë e lagjeve të Durrësit zhyten në terr sapo bie mbrëmja, duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve në rrugë dhe duke ulur sigurinë publike.

Sipas Bashkisë ndriçimi në këto lagje nuk mungon plotësisht, por mirëmbajtja e tij është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të amortizimit të rrjetit dhe pajisjeve.

“Theksojmë se në këto rrugë ndriçimi është funksional, por na bën të vështirë mirmbajten e këtyre segmenteve dhe lagjeve pasi me kalimin e viteve niveli amortizimit është i lartë, për këto arsye herë pas here kemi mungesë të ndriçimit me periudha të shkurtra kohore deri në riparimin dhe vënien në efiçencë përsëri të tyre”, sqaroi institucioni vendor.

Investimet e Bashkisë Durrës për ndriçimin publik në vitet 2020-2025. Burimi Bashkia Durrës/ Përpunoi: Media Amfora
Investimet e Bashkisë Durrës për ndriçimin publik në vitet 2020-2025. Burimi Bashkia Durrës/ Përpunoi: Media Amfora

Megjithëse problemet me ndriçimin publik vijojnë, të dhënat zyrtare tregojnë se Bashkia Durrës ka investuar gjatë viteve të fundit, por ndërhyrje të cilat kanë ardhur në rrudhje. Në periudhën 2020-2025, janë shpenzuar rreth 380 milionë lekë për ndriçimin publik të qytetit.

Investimi më i lartë është regjistruar në vitin 2021, me mbi 110 milionë lekë, ndërsa në dy vitet e fundit, 2024 dhe 2025, fondet e planifikuara për ndriçimin publik janë reduktuar ndjeshëm, duke zbritur në 30 milionë lekë për secilin vit. /Erjola Azizolli, Amfora.al

Etiketa: Durresndriçimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

32 familje nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

18:28 : 05/11/2025
AKTUALITET

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025
Para

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

TË GJITHA

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

11:01 : 09/11/2025

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025

E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë

10:32 : 09/11/2025

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

10:21 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com