Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 18:00 janë nisur drejt qendrave të numërimit kutitë për bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut, ku në garë ishin 13 kandidatë, nga Partia Socialiste dhe të pavarur që u mbështetën nga opozita.
Deri në orarin zyrtar të mbylljes sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.72 %. Përkatësisht 12.54% e qytetarëve kanë votuar në Vlorë, 19.98% në Berat, 25% në Cërrik, 39.36% në Mat dhe 34.63% në Tepelenë.















