Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punëtor sigurie.
Sipas mediave të huaja, i plagosuri është 34-vjeç, ndërsa i dyshuari, 26 vjeç, u arrestua në banesën e tij nga autoritetet zvicerane.
Një dëshmitar, i cili pretendon të jetë mik i autorit të dyshuar, ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen.
“Sipas dëshmisë së tij, ne ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe kishim shpenzuar shumë para,” ka thënë dëshmitari.














