• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Pasuritë i përkasin Kristi Qiricit, i njohur edhe si Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit, ky i fundit i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Ndërkohë Kristi Qirici është një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

Më 6 mar të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë dy hotele në Sarandë, apartamente, dyqane dhe trualla në disa qytete, si dhe automjete, një mjet lundrues dhe 12 llogari bankare

Njoftimi i plotë i policisë: 

Lexo edhe:

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

 

Etiketa: Adriatik KalemiEdmond PapaJetmir Hoxhakrimisarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

21:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

14:25 : 02/11/2025
AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025
BOTA

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025
Para

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

TË GJITHA

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

13:30 : 08/11/2025

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Bëri 9 muaj betejë politike për te folur 9 minuta

13:17 : 08/11/2025

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

12:44 : 08/11/2025

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025

Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

12:09 : 08/11/2025

Kandidat i PS-së për Tepelenën, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

11:58 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com