Të dielën, më 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.
Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse. Ndërsa sot, më 8 nëntor, është dita e heshtjes zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë të gjitha materialet e nevojshme zgjedhore në KZAZ-të dhe shumicën e qendrave të votimit.
Raportohet se baza materiale është shpërndarë pothuajse në të gjitha KZAZ-të dhe qendrat e votimit ndërsa kanë mbetur vetëm disa QV në bashkinë e Vlorës që ende po presin bazën materiale.
Materialet përfshijnë fletët e votimit, proces-verbalet dhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI).














