Situata në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka arritur një pikë kritike.
Gazetari Osman Stafa ka ndarë në rrjetet sociale një komunikim të brendshëm mes mjekëve të urgjencës, ku tregohet një realitet shqetësues: “Asnjë barelë bosh, asnjë vend i lirë për të pritur pacientë të rinj”, thuhet në një nga mesazhet e shpërndara në grupin e tyre të komunikimit nw Whatsapp.
Sipas mjekëve të turnit, pavionet e Mjekësisë së Brendshme, Gastrohepatologjisë dhe Neurologjisë kanë ndaluar pranimin e rasteve të reja, duke deklaruar se nuk kanë më vende të lira.
Kjo ka sjellë një bllokim të plotë në urgjencë, ku pacientët që kërkojnë ndihmë mbeten në korridore, në karrige apo edhe në dysheme, pa mundësi për t’u sistemuar.
Mjekët raportojnë se në disa pavione pacientët qëndrojnë për javë të tëra, madje edhe për më shumë se një muaj, pa u transferuar apo liruar, duke bllokuar kështu qarkullimin e rasteve të reja. Ata theksojnë se kjo situatë është pasojë e mungesës së menaxhimit dhe kërkojnë që Drejtoria e QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërhyjnë menjëherë.
Postimi i Osman Stafës:














