• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit

11:15 : 07/11/2025
në AKTUALITET

Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sektorin e ullishtarisë, kudo në pellgun e mesdheut duke mos lënë pas edhe vendin tonë. Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve në periudha kritike dhe lagështira e lartë gjatë vjeshtës kanë bërë që sezonet e fundit të jenë ndër më të vështirat për prodhimin e ullirit dhe si rrjedhojë edhe të vajit. Në këtë kontekst, prodhuesit dhe ekspertët po përballen me sfida të reja, ku sasia dhe rendimenti i vajit të ullirit, janë ulur nga 30% deri në 50% krahasuar me vitin 2024.

Për të kuptuar më mirë ndikimin e këtyre ndryshimeve, kemi zhvilluar një intervistë me eksperten znj. Esmeralda Ballesha nga EIT Food Albania, e cila ndan të dhëna, vlerësime dhe perspektiva për të ardhmen e ullishtarisë në vendin tonë në kushtet e një klimë në ndryshim.

Si ka ndikuar klima gjatë këtij sezoni në prodhimin e ullirit në Shqipëri?

Esmeralda Ballesha Rreth 95% e prodhimit botëror të vajit të ullirit zhvillohet në rajonin mesdhetar. Studimet e fundit tregojnë se ndryshimet klimatike kanë pasur ndikimin e tyre në vende si Spanja dhe Italia, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit në botë.

Lexo edhe:

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

Së fundmi, është vërejtur se ndryshimet klimatike po ndikojnë ndjeshëm edhe në sektorin e ullishtarisë në vendin tonë, që është një nga degët më të rëndësishme të bujqësisë në vend.

Vit pas viti, prodhimi i ullirit dhe i vajit të ullirit po përballet me kushte gjithnjë e më të paqëndrueshme klimatike, ku vihen re temperatura më të larta, mungesë reshjesh në periudha kritike të prodhimit dhe lagështi e tepërt në vjeshtë.

Këto ndryshime nuk kanë ndikuar vetëm në sasinë e prodhimit, por sidomos në rendimentin e vajit për njësi fruti, duke e bërë sezonin 2025 ndër më të vështirët.

A është vërejtur dëmtim i prodhimit të ullirit në krahasim me vitet e kaluara?

Esmeralda Ballesha: Nëse flasim për të dhëna paraprake për sezonin 2025, në shumë zona të vendit si Berati, Elbasani, Fieri (Cakrani) dhe Vlora, prodhimi i ullirit ka pësuar një ulje të dukshme, që varion nga 30% deri në 50% krahasuar me vitin 2024.

Fermerët raportojnë se temperaturat e larta të verës, të cilat u zgjatën deri në shtator, si dhe mungesa e reshjeve gjatë muajit gusht, shkaktuan stres hidrik tek pemët.

Lagështira e mëvonshme e shtatorit e përkeqësoi më tej situatën, duke sjellë fryrje të shpejtë të frutit, por me përmbajtje të ulët vaji.

Ky fenomen është edhe më i theksuar kur i referohemi prodhimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Si ka qenë rendimenti i këtij viti krahasuar me sezonin e kaluar?

Esmeralda Ballesha: Për shkak se jemi në fillim të sezonit, ende është e vështirë të realizohet një analizë e plotë për të gjithë territorin. Në disa zona raportohet se, edhe pse prodhimi i ullirit ka qenë më i ulët, rendimenti në vaj ulliri ka rezultuar më i lartë.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të zonave flitet për një ulje deri në 30%. Nëse krahasohet me vitin 2024, vlerësohet se raporti ka rënë nga 15–17 litra vaj për kv, në rreth 10–12 litra vaj për kv.

Në një analizë afatgjatë, rendimenti mesatar kombëtar ka rënë me rreth 25–30% gjatë pesë viteve të fundit, ndërkohë që sasia e përgjithshme e ullirit ka shfaqur luhatje të forta nga viti në vit.

Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm në interpretimin e të dhënave, pasi, siç u përmend më sipër, rendimenti i ullirit ndikohet nga shumë faktorë, si varieteti, mosha e pemës, kujdesi dhe shërbimet e kryera gjatë vitit, si edhe fenomeni i prodhimtarisë “një vit po, një vit jo”.

A ka pasur probleme me sëmundjet dhe dëmtuesit e ullirit këtë vit?

Esmeralda Ballesha: Edhe pse nuk disponohen ende të dhëna zyrtare dhe nuk janë raportuar shpërthime masive, vlerësohet se lagështia e lartë e muajit shtator mund të ketë favorizuar praninë më të madhe të mizës së ullirit dhe mykut, veçanërisht në zonat bregdetare. Në disa rajone, kjo situatë ka ndikuar si në cilësinë e vajit, ashtu edhe në kohën e vjeljes.

Cilat janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e prodhimit?

Esmeralda Ballesha: Kur bëjmë analizën e prodhimit të ullirit, duhet të kemi parasysh se ulliri ka një cikël biologjik dyvjeçar, me një vit prodhimi të lartë dhe një tjetër më të ulët. Klima, megjithatë, konsiderohet si një faktor që ndikon në prodhim, pasi është vërejtur se ndryshimet klimatike po thellojnë kontrastin midis këtyre viteve.

Thatësirat e verës, në kombinim me mungesën e ushqimit në tokë, po çojnë në reduktim të masës së gjelbër dhe të sistemit rrënjor, duke ndikuar negativisht në vitin pasardhës. Fermerët raportojnë gjithashtu mungesë investimesh në plehërim dhe ujitje, që përkeqësojnë efektin klimatik. Kjo nënkupton se problematika e prodhimit nuk lidhet vetëm me ndryshimet klimatike, por është një sfidë që duhet konsideruar me rëndësi për të ardhmen.

Në këtë vit, faktorët kryesorë kanë qenë:

  • Temperaturat e larta dhe thatësira gjatë verës (gusht).
  • Lagështia e tepruar në shtator, e cila dëmtroi frutat.
  • Mungesa e ujitjes dhe e shërbimeve agroteknike për shkak të kostove të larta.
  • Cikli biologjik natyror i ullirit (vitet “pushim”).

Në çfarë mase ndikojnë ndryshimet klimatike në cilësinë dhe sasinë e prodhimit të ullirit?

Esmeralda Ballesha: Edhe pse sasia e vajit për njësi fruti ka rënë, cilësia është përmirësuar në disa rajone. Ullinjtë që përjetojnë stres klimatik prodhojnë vaj me përmbajtje më të lartë polifenolesh, gjë që rrit vlerën ushqyese dhe ruan aromën tipike të vajit ekstra të virgjër.

Ekspertët e fushës, përkundër rendimentit më të ulët, shprehen se vaji i këtij viti është më i pastër dhe më aromatik.
Gjithsesi, ky vlerësim kërkon një analizë më të thelluar, pasi në përgjithësi temperaturat e larta nuk ndikojnë pozitivisht në cilësinë e vajit, duke dëmtuar strukturën e kokrrës së ullirit.

Cilat zona të vendit rezultojnë më të prekura nga efektet e ndryshimeve klimatike në prodhimin e ullirit?

Esmeralda Ballesha: Nëse analizojmë situatën në nivel makro, zonat në jug të vendit janë më të ndikuarat, dhe specifikisht në zona si Berati, Fieri dhe Vlora rendimenti është më i ndjeshëm ndaj thatësirës.

Në zonat malore dhe kodrinore (Skrapar, Gramsh, Gjirokastër), bimët tregojnë më shumë rezistencë, por prodhimi mbetet i ulët në sasi absolute.

  • Berat, Fier (Cakrani), Elbasan – kanë pësuar rënien më të fortë në prodhim.
  • Vlorë, Mallakastër, Tepelenë – rënie mesatare, por me cilësi të lartë të vajit.
  • Shkodër, Lezhë – më pak të prekura, pasi kanë pasur kushte më të buta dhe reshje të mjaftueshme.

Cilat varietetë të ullirit janë më të ndjeshme ndaj kushteve klimatike ekstreme dhe cilat janë më rezistencë?

Esmeralda Ballesha: Aktualisht, në Shqipëri mungojnë studime të thelluara shkencore që të vlerësojnë në mënyrë specifike dhe eksperimentale rezistencën e varieteteve të ullirit ndaj kushteve ekstreme klimatike, si ngricat, thatësirat e gjata apo erërat e forta.
Kërkimet ekzistuese janë përqendruar kryesisht në analizën gjenetike, përbërjen kimike dhe cilësinë e vajit të varieteteve vendase, ndërsa të dhënat mbi qëndrueshmërinë klimatike janë të pjesshme dhe bazohen kryesisht në vëzhgime praktike dhe përvoja lokale.

Megjithatë, nga informacioni i disponueshëm mund të thuhet se disa varietete, si Kalinjoti dhe Kallmetja, shfaqin rezistencë më të mirë ndaj të ftohtit dhe thatësirës, ndërsa varietete si Kokërrmadhi dhe Krypsi janë më të ndjeshme dhe kërkojnë kushte më të mbrojtura.
Këto vlerësime orientuese nënvizojnë nevojën për studime më të specializuara, që të matin në mënyrë të standardizuar sjelljen e varieteteve shqiptare të ullirit përballë ndryshimeve klimatike.

Momentalisht, në zonat me reliev të lartë, disa fermerë po eksperimentojnë me varietete hibride, më rezistente ndaj stresit klimatik.

A pritet ulja e rendimentit të reflektohet edhe në çmimin e vajit të ullirit këtë vit?

Esmeralda Ballesha: Që në fillim të sezonit, për shkak të vlerësimeve fillestare nga fermerët, u diskutua për një rritje të çmimeve. Në një vlerësim paraprak, çmimi i vajit të ullirit të paambalazhuar është rritur nga 700–800 lekë/litër në rreth 1,100 lekë/litër, një rritje prej rreth 38% krahasuar me vitin 2024.

Arsyet e dhëna nga fermerët për këtë rritje lidhen me rënien e rendimentit, rritjen e kostove të punës, mungesën e punëtorëve dhe shtrenjtimin e përpunimit.

Në disa raste, çmimi i vajit të ambalazhuar ka arritur deri në 15 euro për litër, për shkak të kërkesës së lartë.

Si parashikohet e ardhmja e prodhimit të ullirit në vendin tonë sipas skenarëve të parashikuar të ndryshimet të klimës në vendin tonë?

Esmeralda Ballesha: Sipas trendeve klimatike, pritet që periudhat e nxehta të zgjasin më shumë, duke ndikuar drejtpërdrejt në stabilitetin e prodhimit të ullirit. Rendimenti parashikohet të bëhet më i paqëndrueshëm, me vite prodhimi të mirë që do të alternohen me rënie të theksuara për shkak të stresit termik dhe mungesës së ujit.

Edhe pse cilësia e vajit mund të mbetet e lartë në disa zona me kushte të favorshme, kostot e prodhimit do të rriten ndjeshëm për shkak të nevojës për menaxhim më të kujdesshëm dhe masa mbrojtëse ndaj thatësirës.

Në mungesë të investimeve të mjaftueshme në sisteme ujitjeje dhe masa adaptimi klimatik, parashikohet një ulje mesatare prej 20–30% e prodhimit deri në vitin 2035, veçanërisht në zonat jugore të vendit.

A mund të ketë në të ardhmen një zhvendosje të zonave tradicionale të kultivimit të ullirit në Shqipëri?

Esmeralda Ballesha: Me ngrohjen e klimës, pritet që zonat kodrinore dhe malore të Shqipërisë, si Gramshi, Skrapari, Gjirokastra dhe disa pjesë të Lezhës, të bëhen më të përshtatshme për kultivimin e ullirit. Ndërkohë, zonat fushore dhe bregdetare, si Vlora dhe Fieri, mund të përballen me ulje të ndjeshme të prodhimit për shkak të thatësirës së zgjatur dhe rritjes së kripëzimit të tokës.

Nëse temperaturat mesatare në vend vazhdojnë të rriten me 1–1.5°C deri në vitin 2040, rendimenti mesatar mund të bjerë me 20–25% në zonat e ulëta, ndërsa rreziku i uljeve drastike të prodhimit gjatë viteve të thata do të rritet ndjeshëm.

Kjo situatë mund të nxisë një zhvendosje graduale të kultivimit drejt zonave më të larta dhe më të freskëta, si Gramshi, Kolonja dhe Dibra, ndërkohë që ujitja e kontrolluar dhe përdorimi i varieteteve të përshtatura ndaj thatësirës do të bëhen faktorë thelbësorë për ruajtjen e qëndrueshmërisë së prodhimit në të ardhmen.

Gjithsesi, ekspertët, ministria dhe universitetet duhet të realizojnë studime të thelluara, në mënyrë që të ketë një orientim të qartë për investime afatgjata që shërbejnë për fermerin.

Cilat masa duhet të merren nga fermerët dhe institucionet për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur prodhimin?

Esmeralda Ballesha: Për t’u përballur me sfidat që sjell ndryshimi i klimës në kultivimin e ullirit, nevojiten masa të integruara që përfshijnë përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe ruajtjen e burimeve ujore nëntokësore, si dhe zgjedhjen e varieteteve më rezistente ndaj thatësirës dhe temperaturave të larta.

Investimet në praktika agroteknike moderne dhe plehërim të qëndrueshëm do të ndihmojnë në ruajtjen e pjellorisë së tokës dhe përmirësimin e efikasitetit të prodhimit.

Njëkohësisht, rritja e bashkëpunimit me qendrat kërkimore dhe përdorimi i teknologjive për monitorimin e kushteve klimatike janë thelbësore për përshtatje afatgjatë dhe marrje vendimesh të bazuara në të dhëna.

Këto masa duhet të mbështeten nga politika publike, përmes sigurimeve bujqësore dhe subvencioneve për periudhat e rrezikshme, duke garantuar që prodhuesit të kenë mbështetjen e nevojshme për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike dhe mjedisore të sektorit të ullirit./ Klima Sot

Etiketa: klimaprodhimullinjvaj ulliri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

18:20 : 05/11/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

08:19 : 15/10/2025
AKTUALITET

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

09:13 : 14/10/2025
AKTUALITET

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

08:41 : 14/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025
Para

Bylykbashi: Votimi i ligjit për barazinë gjinore, hapi portën për ideologji që shkatërrojnë familjen

TË GJITHA

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025

“Jam i papunë, jetoj në…”- Ndodhej në mjet me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”

12:03 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com