Në GJKKO është zhvilluar sot seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoji më 1 Nëntor 2019 tek mbikalimi i Durrësit, ku si pasojë e plumbave humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.
Sot pritej që në sallën e gjyqit të paraqiteshin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre s’është gjetur në banesë.
Prokuroria e Posaçme bëri kërkesë gjykatës që të lexoheshin deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake.
Gjatë seancës u lexua dëshmia e të miturve të cilët kanë parë mjetin tip Mercedes Benz, që u përdor për atentatin ndaj Arjan Ndojës, i cili ndodhej në automjet së bashku me personazhin e njohurt të krimit, Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi.
Laho ka deklaruar se nuk e mban mend ngjarjen për shkak të gjendjes shëndetësore.
Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë.
Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore.
Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.













