Deputetët e Partisë Socialiste janë pritur me protesta jashtë godinës së Parlamentit, menjëherë pas miratimit të projektligjit “Për barazinë gjinore”.
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur përpara Kuvendit, duke kundërshtuar nismën ligjore dhe duke e cilësuar atë si “turp kombëtar”.
Tubimi u zhvillua paralelisht me seancën plenare, ku ligji u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër.
Pas përfundimit të seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga disa deputetë të opozitës, iu bashkua protestuesve dhe bisedoi me ta.














