• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Rritja e paralajmëruar e pensioneve sjell më shumë premtime se zgjidhje. Qeveria e quan “revolucion”, por ekspertët thonë se është vetëm një bonus i përkohshëm që nuk ndryshon realitetin e varfërisë. Ndërsa skema e pensioneve mbetet e paqëndrueshme, të moshuarit vazhdojnë të jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Nga janari 2026, qeveria shqiptare premton një “revolucion” për pensionet. Sipas planit të shpallur nga Kryeministri Edi Rama, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor që aplikohet zakonisht. Por, ekspertët thonë se nuk bëhet fjalë për një reformë të mirëfilltë, por për një bonus mujor të përkohshëm që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 455 milionë euro në total. Ndërkohë, vetë skema e pensioneve vazhdon të jetë e dështuar dhe e paqëndrueshme.

Sipas skemës së re që pritet të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2029, pensionet do të rriten çdo vit në mënyrë të diferencuar sipas kategorive. Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 1,800 lekë në vit, ndërsa ai urban i pjesshëm me 800 lekë. Për pensionistët ruralë parashikohet një shtesë vjetore prej 1,000 lekësh, ndërsa përfituesit e pensioneve familjare do të marrin 700 lekë më shumë çdo vit. Nga ana tjetër, pensionet e invaliditetit do të rriten me 600 lekë në vit.

Rama premtoi se këto shifra do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, duke e çuar pensionin mesatar urban në 40.000 lekë (400 euro) dhe atë rural në 18.000 lekë (180 euro), pensionin familjar në 18.000 lekë, ndërsa pensionin e invaliditetit në 30.000

“Ky jam unë dhe këta jemi ne, themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi ai gjatë prezantimit të skemës.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

Një sistem që mbijeton me fonde publike

Megjithëse qeveria e quan “rritje mujore të pensioneve”, në fakt bëhet fjalë për bonuse mujore, të cilat nuk janë të përhershme dhe nuk përfshihen në bazën ligjore të pensioneve. Ligji parashikon vetëm indeksim vjetor, që varet nga inflacioni dhe zhvillimet ekonomike. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi thekson se kjo nismë do të ketë impakt pozitiv në buxhetin personal të pensionistëve, por jo aq sa të mbulojë koston reale të jetesës.

“Kjo rritje do të financohet nga buxheti i shtetit, jo nga skema e pensioneve, sepse skema është e paqëndrueshme dhe ka nevojë për reformim”.

Një pjesë e mirë e rritjes së pensioneve i rikthehet buxhetit të shtetit. Kjo pasi pjesa më e madhe e kësaj rritje do të shkojë në konsum. Kjo i rikthehet buxhetit të shtetit dhe i rikthehet ekonomisë me anë të taksave dhe tatimeve të ndryshme. Në dukje është një hap tejet pozitiv, por nga ana tjetër, shteti shqiptar do të rimarrë një pjesë të kësaj shume që jep.

Ndërkohë, tjetër premtim i qeverisë është rritja e pagës minimale, me 500 euro nga 1 janari 2026. Që do të thotë më shumë lekë për sigurime në skemën e pensioneve. Skema aktuale e pensioneve konsiderohet nga ekspertët e dështuar pasi mbulohet çdo vit me fonde nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore mbulohet rreth 40-45% nga taksat e qytetarëve, pra nga buxheti i shtetit. Afro 135 milionë euro u shpenzuan në 2024 nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Shkak, numri i ulët i kontribuesve, informaliteti dhe emigrimi i fuqisë punëtore. Kjo ka çuar në një krizë strukturore të sistemit, që kërkon reformim urgjent.

Të moshuarit mbijetojnë mes premtimeve dhe varfërisë

Në realitet, tabloja e përditshme e pensionistëve shqiptarë është e trishtë. Në protestën e mbajtur para Kuvendit një javë më parë, dhjetëra të moshuar kërkuan pensione reale, jo shpërblime kalimtare.

Njëri prej tyre, Qani Shino u shpreh: “Na janë rritur çmimet e ushqimeve, për vete dyfishuan rrogat, ndërsa ne s’kemi lekë për të blerë ilaçe. Ilaçet që marrim me rimbursim janë të skaduara, na e thonë vetë farmacistët.”

Një tjetër pensionist i pranishëm thotë për ACQJ: “Për çdo vizitë shëndetësore na marrin lekë. Pensionet nuk na dalin as për ushqim, as për ilaçe. I dhamë votën, por fëmijët po na ikin jashtë. Nëse qeveria s’e bën dot punën, le të largohet.”

Në këtë realitet të vështirë, shumë të moshuar i janë drejtuar qeverisë me letra të hapura.

Njëra prej tyre është një pensioniste 64-vjeçare nga Librazhdi, e cila i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama, që me pensionin që merr nuk ia del dot të mbyllë muajin, pa ndihmën e djalit të saj.

“Pensioni im është 9.000 lekë. Vuaj nga dy sëmundje kronike diabet dhe astmë. Pompa e astmës nuk më rimbursohet, ndërsa shpenzimet për ilaçe janë 15.000 lekë në muaj. Pensioni nuk më mjafton as për ilaçe, as për ushqim apo qira. Më dhemb shpirti për djalin tim të vetëm, i cili punon në tre vende për të na mbajtur mua dhe bashkëshortin tim. Ai po sakrifikon të ardhmen, nuk ka mundësi të krijojë familjen e tij. Kujtoni se jeni Zot, por një ditë do dilni edhe ju në pension. Çfarë do të bëhet atëherë me patronazhistët tuaj? Sot jam gati në kufijtë e depresionit, se s’di si të nxjerr fundin e muajit me burrin tim invalid.”

Bonuset, pa ndikim real për pensionistët

Në dy vitet e fundit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria ka shpërndarë katër bonuse për pensionistët, por pa ndikim real në jetën e tyre.

Shtator 2024: Indeksim i pensioneve me 4.1%.

Dhjetor 2024: Bonusi i fundvitit nga 10.000 deri në 15.000 lekë sipas kategorive.

Vendimi u komunikua publikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një “pakete sociale”.

Në mars 2025 (Bonusi i pranverës): 10.000 lekë për ata me pension deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për ata mbi këtë kufi.

Nga 1 tetori 2025, pensionet u indeksuan me vetëm 2.5%, pra 475 lekë më shumë në qytet dhe 225 lekë në fshat, duke e justifikuar me inflacionin e ulët. Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar për ushqime dhe pije në periudhën tetor 2024-gusht 2025 ishte 2.76%, që do të thotë se rritja e pensioneve është në kufirin minimal të kompensimit, pa ndikim real në fuqinë blerëse.

Ndërkohë, në 3 nëntor 2025, në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë. “Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrë 15 mijë lekë dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”.

Ekspertja e ekonomisë Radonshiqi shprehet se bonuset nuk mund të konsiderohen si një mënyrë për të rritur të ardhurat e pensionistëve, pasi ka ndikim financiar vetëm në muajin kur jepet dhe nuk mund të konsiderohet si zgjidhje e problemeve që përballen pensionistët.

Shqipëria, e fundit në rajon për vlerën e pensionit

Shqipëria renditet ndër vendet me pensionet më të ulëta në Ballkan.

  • Serbia: 388-433 euro/muaj
  • Mali i Zi: 361-425 euro/muaj
  • Maqedonia e Veriut: 320-330 euro/muaj
  • Bosnjë-Hercegovina: 275-369 euro/muaj
  • Kosovë: 150-256 euro/muaj.

Ekspertja Radonshiqi shprehet se “Shqipëria konsiderohet si një vend me kosto më të lartë jetese në rajon dhe me nivelin e pensioneve më të ulët, duke rritur ndjeshëm varfërinë. Mospërballimi i kostove ka ndikuar në rikthimin e pensionistëve në tregun e punës”.

Në fund të gjithë premtimeve për “pensione dinjitoze”, realiteti mbetet i njëjtë: Rreth 750 mijë pensionistë shqiptarë jetojnë mes varfërisë, inflacionit dhe harresës institucionale. Bonuset dhe shpërblimet mund të sjellin lehtësim të përkohshëm, por jo dinjitet. Nëse nuk ndryshon mënyra si funksionon skema e pensioneve, rritjet e përmuajshme të Ramës mund të jenë vetëm kosto e lartë për shtetin dhe ndikim i vogël për të moshuarit.

/Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism, Tirana

Etiketa: Edi Ramambijetesepensionepremtime boshete moshuarvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

16:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama ‘përkëdhel’ sërish administratën, u rrit rrogat

11:36 : 06/11/2025
AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025
Para

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

TË GJITHA

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025

I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit

20:16 : 06/11/2025

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com