Projektligji i Ramës për Barazinë Gjinore, i cili tjetërson konceptin tradicional të familjes, ka revoltuar aktivistët dhe qytetarët të cilët janë mbledhur në protestë këtë pasdite te Parlamenti, aty ku pritet që ligjvënësit të votojnë këtë ligj.
Aktivistët kanë shprehur revoltën e tyre në thirrjet “turp, turp”, “ligj antikombëtar”, teksa mes pankartave është pikasur njëra në të cilën bëhet një thirrje drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, nisur nga reformat që ky i fundit mori kundër komunitetit LGBTQ+.
“Z. president, populli i Shqipërisë ka nevojë për ndihmën tuaj”,– shkruan një pankartë.
“Duam të kemi vetëm burrë dhe grua” ,-shkruhet në një tjetër.
Burra, gra, fëmijë e të moshuar, kanë shprehur revoltën jashtë Parlamentit, për të kundërshtuar projektligjin që jep hapësira interpretimi edhe për përcaktimin e gjinisë përtej mashull, femër, si dhe ndryshimin e saj në rast të orientimit të ndryshëm seksual. Sipas aktivistëve ky projektligj cënon rëndë familjen shqiptare.














