Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Vendimi u mbështet nga të dyja palët, me opozitën që bashkoi votat me mazhorancën socialiste për krijimin e komisionit.
Në seancën e sotme u miratua dhe projekt ligji i shumëdebatuar për barazinë gjinore, i cili solli dhe protesta në kuvend.
Teksa mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Begaj.















