• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Beteja për drejtimin e Matit

11:17 : 06/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, një nga garat më të ndjekura zhvillohet në Mat, ku qytetarët do të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Agron Malaj, tashmë deputet i Kuvendit.

Në këtë garë janë përballë tre kandidatë me profile të ndryshme: Altin Bojni, ekonomist dhe ish-kryetar i Këshillit Bashkiak, që përfaqëson Partinë Socialiste; Eduart Brahilika, jurist dhe kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike; si dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e forumit të grave socialiste, që kandidon si e pavarur.

Arsyet që i kanë shtyrë të kandidatët në garë janë të ndryshme. Bojni kërkon të vazhdojë punët e nisura dhe stabilitetin në drejtimin e bashkisë, Eduart Brahilika synon ndryshim rrënjësor në mënyrën e qeverisjes dhe përfshirjen e qytetarëve, ndërsa Suzana Pasha garon për të rikthyer besimin te politika si shërbim ndaj njerëzve.

“Dua të vazhdoj punët e nisura për Matin,” thotë kandidati socialist Altin Bojni, që kërkon të ruajë vijimësinë në drejtim.

Lexo edhe:

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

Por ndërsa mazhoranca kërkon vazhdimësi, opozita kërkon një kthesë të fortë. “Kërkoj një ndryshim në të gjitha dimensionet e drejtimit, në mënyrën e të menduarit dhe të qeverisurit, përtej ndarjeve dhe frikës së pushtetit, një qasje që përfshin qytetarët në vendimmarrje, në mënyrë që secili ta ndjejë Matin si vendin ku dëshiron të jetojë e të rrisë fëmijët e vet,” kundërpërgjigjet kandidati i opozitës Eduart Brahilika.

E vendosur mes dy kampeve të mëdha politike, kandidatja e pavarur Suzana Pasha thekson se, mandati që do dalë nga zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak, edhe pse i pjesshëm, nuk i kufizon aspiratat e saj, nëse zgjidhet si qytetare e parë.

“Ky mandat, sado i shkurtër, është një mundësi për të rikthyer besimin te qytetarët dhe për t’u treguar njerëzve se politika mund të jetë shërbim, jo pushtet,” tha ajo.

Vizione të ndryshme

Bashkia e Matit, e shtrirë në një zonë kodrinore e malore me traditë minerare që nga koha e komunizmit, ku qyteti i Burrelit u ndërtua si bazë për fabrikën e pasurimit në Komsi, është sot e njohur për burimet e shumta ujore dhe për ndërtimin e disa hidrocentraleve të vegjël krahas atyre të mesëm të periudhës socialiste.

Edhe pse tradicionalisht konsiderohet si një zonë e djathtë, Bashkia e Matit është kontrolluar politikisht nga Partia Socialiste që prej vitit 2011.

Të pyetur nga BIRN për tre problemet më urgjente që do të kërkojnë të zgjidhin gjatë mandatit të shkurtër, kandidatët për Bashkinë e Matit japin përgjigje që reflektojnë vizione të ndryshme për drejtimin e zonës.

Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, e sheh situatën në bashki si të qëndrueshme dhe pa emergjenca të theksuara.

“Burreli ka furnizim me ujë 24 orë në ditë dhe të gjitha qendrat administrative janë tashmë të lidhura me rrugë asfaltike,” thotë ai.

Bojni premton se, në dy vitet e ardhshme, do të asfaltohen edhe 35-40 kilometra rrugë të tjera për të lidhur çdo fshat me infrastrukturë bashkëkohore dhe paralelisht do të përmirësohet rrjeti i ujësjellësit në disa zona rurale.

“E urgjente është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm investimet në 80 projektet e nisura,” shton ai.

Në krahun tjetër, Eduart Brahilika, kandidati i opozitës i mbështetur nga Partia Demokratike, vendos theksin te transparenca dhe menaxhimi i fondeve publike.

“Tre prioritetet e mia do të jenë transparenca me buxhetin, investimet e prekshme dhe reale, larg propagandës,” deklaron ai, duke e akuzuar administratën aktuale për mungesë llogaridhënieje.

Ndërsa Suzana Pasha, kandidatja e pavarur, e përqendron programin e saj në nevojat bazë të komunitetit.

“Së pari, furnizimi me ujë të pijshëm për zonat që ende vuajnë mungesën e tij; së dyti, menaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi i qytetit, që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e familjeve; dhe së treti, punësimi i grave dhe të rinjve,” thotë ajo, duke theksuar se “një familje e qëndrueshme është themeli i një komuniteti të fortë.”

Menaxhimi i mbetjeve

Kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje dhe me problematikën e menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Matit.

Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, thekson se situata aktuale është nën kontroll.

“Vendgrumbullimi i mbetjeve në Burrel tashmë është i menaxhuar sipas standardeve – mbetjet nuk digjen më si më parë, por grumbullohen dhe izolohen,” thotë ai.

Bojni shton se është në proces një projekt rajonal që përfshin katër bashkitë e qarkut të Dibrës, për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve.

Ndryshe, Eduart Brahilika nga opozita e sheh problemin si një plagë të hapur që kërkon ndërhyrje të thellë.

“Ky problem kërkon një ndërhyrje reale; do të nxis dhe do të insistoj në një zgjidhje serioze e afatgjatë, duke ruajtur ekuilibrin midis zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit,” deklaroi ai.

Brahilika propozon bashkëpunim midis institucioneve, komunitetit dhe sektorit privat, si dhe hartimin e një plani të qëndrueshëm menaxhimi në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.

Ndërsa Suzana Pasha kërkon transparencë dhe auditim të plotë mbi mënyrën se si menaxhohen mbetjet sot.

“Do të kërkohet auditim dhe transparencë e plotë mbi menaxhimin aktual të mbetjeve, si dhe do të punohet për ndarjen dhe riciklimin e tyre, për të shmangur grumbullimet e paligjshme dhe ndotjen e mjedisit,” thekson ajo.

Pasha shton se pastërtia duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët:

“Nuk është vetëm detyrë e bashkisë, por e çdo qytetari.”

Transparenca dhe llogaridhënia

Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, e quan transparencën “një parim të pandryshueshëm të punës së bashkisë.”

Ai thekson se dëgjesat publike mbahen çdo vit në të gjitha njësitë administrative, ku raportohen shpenzimet dhe prezantohen projektet e reja.

“Në faqen zyrtare të bashkisë, në media dhe në mbledhjet e Këshillit Bashkiak sigurohet transparenca e plotë për çdo vendim dhe investim,” deklaron Bojni.

Eduart Brahilika  e lidh transparencën me përfshirjen reale të qytetarëve.

“ Transparenca arrihet përmes dëgjesave publike reale, jo me punonjës të administratës për propagandë, por me pjesëmarrjen e qytetarëve, grupeve të interesit, bizneseve dhe intelektualëve, në mënyrë që çdo investim të shërbejë drejtpërdrejt për përmirësimin e jetës së tyre,” tha ai.

Brahilika vë në dukje edhe problemin e rëndë të mbingarkesës së pagave në buxhetin e bashkisë, që sipas tij arrin deri në 80% të grantit të pakushtëzuar. Ai propozon auditim të brendshëm, ulje graduale të kostove të pagave dhe shpallje të hapura për çdo vend pune.

“Do të ketë transparencë dhe procedura të hapura me shpallje vakancash, duke garantuar mundësi të barabarta për çdo qytetar që plotëson kriteret e paracaktuara,” tha ai.

Ndërsa Suzana Pasha e sheh transparencën si themelin mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo veprim publik.

“Çdo shpenzim dhe çdo vendim do të publikohet në faqen zyrtare të bashkisë dhe në takime të hapura me qytetarët,” premton ajo.

Për të, punësimet duhet të bazohen vetëm në meritë dhe profesionalizëm.

“Transparenca do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet çdo veprim,” shton Pasha.

“Besimi i qytetarëve nuk fitohet me premtime, por me shembull personal,” theksoi ajo.

Prioritet e kandidatëve

Të pyetur se cilin sektor do të vendosnin në prioritet gjatë drejtimit të bashkisë, tre kandidatët për Matin shpalosin qasje të ndryshme mbi nevojat më urgjente të zonës.

Altin Bojni vlerëson se administrata e bashkisë është tashmë e konsoliduar dhe se përparësi do t’i jepet infrastrukturës.

“Do të përqendrojmë investimet në përmirësimin e rrugëve rurale, ndërtimin e trotuareve në qytet dhe shtimin e hapësirave për pastrim, ndriçim e mobilim urban,” thotë ai, duke shtuar se shërbimet sociale do të vijojnë “me të njëjtën cilësi dhe përkushtim si gjatë gjashtë viteve të fundit.”

Për Eduart Brahilikën, kandidatin e opozitës, prioriteti kryesor mbetet pastrimi dhe mjedisi.

“Fillimisht pastrimi i qytetit, më pas infrastruktura; çështjet sociale do të trajtohen përmes partneriteteve me fonde të jashtme,” shpjegon ai, duke theksuar se pastrimi duhet të jetë bazë e çdo administrimi vendor.

Ndërsa Suzana Pasha e përqendron vëmendjen te shërbimi ndaj qytetarëve.

“Prioriteti im do të jetë një administratë korrekte e transparente, që i shërben qytetarit, jo partive apo interesave të ngushta,” thotë ajo.

Pasha premton se do të fokusohet te pastrimi, infrastruktura bazë dhe ndihma sociale, duke theksuar se “që çdo punonjës i bashkisë, të jetë në funksion të qytetarit.”/BIRN

Etiketa: bashkia matzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
Para

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës: Na fyeu

TË GJITHA

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025

Pësoi arrest kardiak, 21-vjeçari vdes në fabrikë, ambulanca nuk u përgjigj! “Sews Cabind Albania” vijoi punën

13:04 : 06/11/2025

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Auditimet zbulojnë probleme serioze në prokurimet publike

13:04 : 06/11/2025

Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet shqiptari në Romë/ VIDEO

12:58 : 06/11/2025

Maxhoranca rrëzon interpelancën për spitalin Onkologjik, Spahia: Skandali shtetëror po vret pacientët

12:50 : 06/11/2025

Balluku u mor e pandehur nga SPAK, Peleshi rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente

12:41 : 06/11/2025

Ministrja e Ramës e pranon: Sfidat tek Onkologjiku ekzistojnë

12:40 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com