• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
në BOTA

Nga Lucy Williamson, BBC

Nga një mbikalim që shikon qytetin e Gazës, nuk ka asgjë për të fshehur, se çfarë ka shkaktuar kjo luftë.

Gaza e hartave dhe kujtimeve është zhdukur, zëvendësuar nga një peizazh monokrom i rrënojave që shtrihet i sheshtë dhe i qetë, nga Beit Hanoun në një anë deri te qyteti i Gazës në anën tjetër.

Përtej formave të largëta të ndërtesave, që ende qëndrojnë brenda qytetit të Gazës, thuajse nuk ka asgjë që të të orientojë këtu, ose të identifikojë lagjet, që dikur mbanin dhjetëra e mijëra njerëz.

Kjo ishte një nga zonat e para, ku trupat tokësore izraelite hynë në javët e para të luftës. Që atëherë ato janë rrënuar disa herë, ndërsa Hamasi u rigrupua në fortifikimet e tij në zonë. Izraeli nuk lejon redaksitë e lajmeve të raportojnë në mënyrë të pavarur nga Gaza. Sot, një grup gazetarësh, përfshirë BBC-në, ishin në zonën e Rripit, të kontrolluar nga forcat izraelite.

Lexo edhe:

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

Vizita e shkurtër ishte shumë e kontrolluar dhe nuk kishte qasje te palestinezët ose te zonat e tjera të Gazës.

Pyetur për nivelin e shkatërrimit në zonën që vizituam, zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani tha se “nuk kishte qëllime shkatërruese nga Izraeli”.

“Qëllimi është të luftohen terroristët. Pothuajse çdo shtëpi kishte një gropë tuneli ose ishte e mbushur me pajisje shpërthyese ose kishte një RPG [granatë e lëshuar me raketë] ose post snajperi”, tha ai.

“Nëse ecni shpejt, brenda një minute mund të jeni brenda dhomës së një gjysheje izraelite ose fëmije. Kjo ndodhi më 7 tetor”.

Më shumë se 1,100 njerëz u vranë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe 251 të tjerë u morën peng. Që atëherë, më shumë se 68,000 banorë të Gazës janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi.

Trupat e disa pengjeve janë gjetur në këtë zonë, tha Lt Col Shoshani, përfshirë atë të Itay Chen, i kthyer këtë javë në Izrael nga Hamasi. Kërkimet vazhdojnë për trupat e munguar të shtatë pengjeve të tjera.

Baza ushtarake izraelite, ku BBC udhëtoi, është disa qindra metra nga linja e verdhë, kufiri i përkohshëm i vendosur nga plani i paqes i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndan zonat e Gazës që ende kontrollohen nga forcat izraelite, nga zonat që kontrollohen nga Hamasi.

Ushtarët izraelitë kanë filluar gradualisht të shënojnë linjën e verdhë me blloqe në tokë, si paralajmërim për luftëtarët e Hamasit dhe civilët.

Armëpushimi ka pothuajse një muaj që është në fuqi, por forcat izraelite thonë se ende luftojnë me luftëtarët e Hamasit përgjatë linjës së verdhë, “pothuajse çdo ditë”. Pileta e fishekëve tregon vendet ku është qëlluar me armë zjarri në mbikalime.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit qindra herë dhe Ministria e Shëndetësisë e Hamasit thotë se më shumë se 240 njerëz janë vrarë.

Koloneli Shoshani tha se forcat izraelite janë të përkushtuara ndaj planit të paqes të udhëhequr nga SHBA-ja, por se gjithashtu do të sigurojnë që Hamasi nuk paraqet më kërcënim për civilët izraelitë dhe do të qëndrojnë sa të nevojitet.

“Është shumë e qartë për të gjithë se Hamasi është i armatosur dhe po përpiqet të kontrollojë Gazën”, tha ai. “Kjo është diçka që do të zgjidhet, por jemi larg nga ajo ditë”.

Faza tjetër e planit të udhëhequr nga SHBA-ja kërkon që Hamasi të dorëzojë armët dhe t’ia japë pushtetin një komiteti palestinez të mbikëqyrur nga figura ndërkombëtare, përfshirë Presidentin Trump.

Por në vend që të dorëzojë pushtetin dhe armët, Koloneli Shoshani tha se Hamasi po bën të kundërtën.

“Hamasi po përpiqet të armatoset, të afirmojë dominimin, të afirmojë kontrollin mbi Gazën”, tha ai. “Po vret njerëz në mes të ditës, për të terrorizuar civilët dhe për t’u siguruar që ata ta kuptojnë se kush komandon në Gaza. Shpresojmë që kjo marrëveshje të ushtrojë presion të mjaftueshëm, për t’u siguruar që Hamasi të dorëzojë armët”.

Forcat izraelite i treguan BBC-së një hartë të tuneleve që thanë se ushtarët i kishin gjetur nën rrënojat e “një rrjeti të madh tunelesh, pothuajse si rrjeta merimange”.

Çfarë ndodh në fazën tjetër të kësaj marrëveshjeje për paqen është e paqartë. Marrëveshja ka lënë Gazën në një situatë të tensionuar. Uashingtoni e di sa e brishtë është situata, armëpushimi është rrëzuar dy herë tashmë.

SHBA-ja po shtyn fort për të kaluar nga ky ngërç i paqëndrueshëm drejt një paqeje më të qëndrueshme. Ka dërguar një projekt-rezolutë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i parë nga BBC, që përcakton një mandat dyvjeçar për një forcë ndërkombëtare stabilizimi, për të marrë kontrollin e sigurisë së Gazës dhe për të çarmatosur Hamasin.

Por, detajet e fazës tjetër të marrëveshjes janë të pakta, nuk është e qartë se cilat vende do të dërgojnë trupa për të siguruar Gazën para çarmatimit të Hamasit, kur forcat izraelite do të tërhiqen, ose si do të emërohen anëtarët e administratës së re teknokratike të Gazës.

Presidenti Trump ka paraqitur vizionin e tij për Gazën si një qendër futuriste e Lindjes së Mesme, e ndërtuar me investime të huaja. Kjo është shumë larg asaj që është Gaza sot.

Rripi i Gazës është shumë i shkatërruar nga Izraeli dhe i parë si një investim nga Trump. Tashmë, pyetja nuk është vetëm se kush mund të ndalojë luftimet, por se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e vendasve.

Etiketa: Gazalufteshkaterrim

Lajme të lidhura

BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
BOTA

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025
BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
Para

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com