Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se Belinda Balluku, sipas tij i ka thënë Edi Ramës se nuk e jep dorëheqjen pavarësisht se është e marrë nën hetim nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.
Sipas Berishës, Balluku i ka thënë Ramës se nuk largohet nga posti pasi ka zbatuar porositë e vetë Ramës.
“Tuneli i Llogarasë është vepër kriminale. A e dini që kanë ndenjur 4 orë në zyrë ata në gjendje shoku, kolapsi. Dhe ajo i thotë, nuk jap fare dorëheqjen se kam zbatuar vetëm porositë e tua. Edhe atij i ka thënë, mos më shih për grua, se vesh rrobat e burrit. Se ajo sot ka 50-vjetorin e ekzekutimit të gjyshit të vet, i cili ishte një serial killer. Po të lexoni për Beqir Ballukut, ai ka qenë një serial killer. Ka vrarë intelektualë të Tiranës si serial killer.
Afera e tunelit të Llogarasë është aferë e Edi Ramës para se gjithash. Ndaj dhe demokratët, atë që i bënë Erion Veliajt, atë fat do i rezervojnë Edi Ramës. Nuk ka asnjë kod moral, asnjë gjë tjetër. Tani e kanë lakuriq narkosin, tani nuk ka më iluzione”,- është shprehur Berisha.














