Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se Belinda Balluku nuk është “kokë turku” në aferën e tunelit të Llogarasë, por shtoi se është “gjer tek veshët përgjegjëse”. Berisha theksoi se “këtej thotë është ‘pallosh i gjatë’, këtej i firmos 50 milionshet, kuptojeni vetë se çfarë janë, një llum”.
Kryedemokrati shtoi se do të përballen dhëmb për dhëmb me Edi Ramën.
“Njerëzit e politikës që duan të mbajnë të vërtetat s’mund të pranojnë kurrë Lubinë për të parë në këtë aferë, nuk është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse për aferën.
Këtej thotë është “pallosh i gjatë”, këtej i firmos 50 milionshet, kuptojeni vetë se çfarë janë, një llum.
Por ne s’mund ta pranojmë këtë, por do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve.”– tha Berisha.
Berisha tha se Belinda Balluku ka 18 apo 20 dosje në prokurorinë e Posaçme dhe shtoi se “vjedhjet në Tunelin e Llogarasë kanë shkuar 90 milionë euro”.
“Lubia është masha e tij, instrumenti i tij, por do të mashtronim shqiptaret nëse do njihnim për përgjegjëse të parë, Lubinë dhe jo Edi ramën
Ka marrë kërcënime direkt nga Rama me telefonin e Ulsi Manjës kërcënime direkt, prokurori i cështjes duhet të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë.
Lubia ka 18-20 dosje në SPAK. Asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 km e ndau në 14 tendera. Çmendur korruptive, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i papërmbajtur në vjedhje”, tha Berisha.














