• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Progres-raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë ka dhënë një vlerësim kritik ndaj qeverisë shqiptare për lirinë e shprehjes dhe qasjen në internet, duke e cilësuar vendimin për mbylljen e platformës “TikTok” dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si një veprim të diskutueshëm dhe të pajustifikuar plotësisht.

Në raportin zyrtar thuhet se, “Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të mediave sociale në të gjithë vendin për 12 muaj, me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme”. Megjithatë, siç thekson dokumenti, ndonëse nuk pati asnjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit, “TikTok” është aktualisht i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë pas një marrëveshjeje që parashikon filtra për gjuhën e urrejtjes në shqip.

Raporti vëren gjithashtu se kapacitetet e sigurisë kibernetike në vend mbeten të dobëta dhe gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar disa sulme ndaj mediave online.

Opozita, në atë kohë, e cilësoi mbylljen e “TikTok”-ut si një përpjekje për të heshtur zërat kritikë ndaj qeverisë gjatë fushatës elektorale, duke akuzuar Kryeministrin Rama për ndërhyrje politike në hapësirën digjitale.

Në pjesën që lidhet me median, Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online.

Lexo edhe:

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

“Vetërregullimi në sektorin e medias mbeti i dobët dhe i penguar nga burimet e kufizuara, peizazhi i polarizuar dhe përdorimi i retorikës nxitëse në debatin publik. Mbetet e rëndësishme të promovohet respektimi i kodeve etike në të gjithë sektorin”, thuhet në raport.

Një tjetër pjesë e raportit ndalet te kushtet e punës dhe siguria profesionale e gazetarëve shqiptarë. BE thekson se pagat e ulëta, ngarkesa e lartë e punës dhe presioni politik kanë ushqyer autocensurën, e cila “mbetet e përhapur në media”.

“Siguria e kufizuar në punë dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët, të kombinuara me vetëcensurë dhe presion nga aktorët politikë dhe pronarët e mediave, vazhduan të paraqesin sfida serioze. Problemet mbeten me pagat e papaguara, ngarkesat e tepërta të punës dhe pasigurinë, veçanërisht në mediat lokale dhe online,” nënvizon raporti.

 

Etiketa: BEEdi RamaTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025
AKTUALITET

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025
Para

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025

Shqipëria e para për numrin e popullsisë në kurbet, shkak pagat e ulëta dhe çmimet e larta

18:46 : 04/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com