Moti i keq me reshje shiu që pushtoi vendin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit.
Reshjet intensive kanë vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Mësohet se situata më problematike paraqitet në kryqëzimin te stadiumi”Niko Dovana”, rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit dhe ai i Shkozetit, ndërsa prezencë uji ka pothuajse në të gjitha akset e brendshme të qytetit.
	    	













