Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ktheu në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
I ftuar në Syri TV, Beleri, tha se vendimi i Kushtetueses ka ekspozuar paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga Këshilli Bashkiak, qeveria dhe Presidenca.
Sipas tij fati i kryebashkiakut varet nga vullneti politik i kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se nëse është vendosur largimi i tij, proceset gjyqësore dhe apelet do të përshpejtohen për të arritur një vendim të formës së prerë kundër tij.
“Dua t’i them zotit Hoxha dy gjëra. Në mandatin e zotit Rama, sa shkolla janë hapur dhe sa burgje? Dhe si ndodh rastësisht që të burgosurit që i burgosuri është një hap para vdekjes, votojnë 95% Partinë Socialiste dhe zotin Rama. Pra, po s’i mbajmë në burg që t’i trëndisim. Që t’i komandojmë.
Nuk ka. Shikoni të gjithë të burgosurit nëpër botë dhe votojnë dhe votojnë të gjithë opozitën. Pse ndodh në Shqipëri e zotit Rama që 95% të burgosurve votojnë dhe votojnë qeverinë që i ka vënë në burg. Se të gjithë të burgosurit mendojnë se janë pa të drejtë atje. Se ka kriminelë më të mëdhenj se ata që janë jashtë. Se unë i kam jetuar mentalitetin edhe se si mendon çdo i burgosur. Si detyrohen ata njerëz dhe votojnë zotin Rama? Mos janë të lidhura këto gjëra? Dhe justifikimi i i komunizmit duhet të mbarojë, se kanë kaluar 35 vjet.
Po sigurisht, por është një justifikim. Po t’i pyesësh ata do thonë që ata janë reformatorë. Pas vendimit të Kushtetueses, unë besoj se zoti Veliaj duhet të kthehet në detyrë me kompetenca të plota. Që t’i ushtrojë këto kompetenca duhet të jetë në zyrën e bashkisë. Ai nuk ka frikë se të iki, qoftë se dhe për dy-tre muaj se do të dënohet.
Në qoftë se Rama ka vendosur që zoti Veliaj duhet të iki nga bashkia e Tiranës, do iki. Tani do shikoni që do përshpejtojnë të gjitha apelet, vendimet dhe do kemi një vendim të formës së prerë që do të ketë që gjykata do ketë vendosur afër mendsh se zoti Veliaj nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sigurisht që pas këtij vendimi duhet të vejë në zyrë”,- është shprehur Beleri.
	    	













