Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas raportit, Partia Socialiste deklaroi se ka shpenzuar 169,574,703 lekë, përfshirë edhe shpenzimet indirekte/dhurimet në natyrë prej 9,889,608 lekësh.
Ndërsa Partia Demokratike deklaroi 213,060,301 lekë, duke përfshirë shpenzimet indirekte/dhurimet në natyrë prej 270,000 lekësh dhe detyrimet financiare të papaguara 13,819,837 lekë.
Raporti i KQZ tregon edhe të ardhurat e deklaruara nga partitë, me PS që ka përfituar mbi 180 milionë lekë, ndërsa PD rreth 227 milionë lekë.
Raporti i plotë për Partinë Socialiste:

Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608
Totali i të ardhurave: 180,021,311
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0
Raporti i plotë për Partinë Demokratike:

Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545
Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000
Totali i të ardhurave: 227,150,137.755
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837
	    	













