Sefedin Selmanaj, punonjës në aeroportin e Vlorës pasi nuk ishte paguar rregullisht për punën e tij, iu drejtua gjykatës dhe fitoi një dëmshpërblim prej 14 milionë lekësh të vjetra.
Sipas vendimit, shuma do t’i kthehej përmes përmbarimit, por Selmanaj mësoi se avokati i tij, Delo Meçani i kishte tërhequr paratë. Meçani pranoi se i kishte marrë paratë dhe tha se do t’ia kthente klientit, por pas një viti, kjo nuk ka ndodhur.
“Fitova gjyqin dhe më thanë se do më jepnin 14 milionë e 700 mijë lekë. Por, ato mi ka marrë zoti avokat. I ka kaluar në emrin e tij. Më njoftoi zyra përmbarimore. Ai tha mu deshën për momentin, do të ti kaloj lekët. Mora dosjen e çova në prokurori, ka një vit e gjysmë dhe nuk më ka kthyer përgjigje asnjë. Unë nga Stop kërkoj vetëm djersën time, asnjë gjë tjetër”, tha qytetari.
Kur qytetari dhe gazetarja takuan avokatin në Vlorë, Meçani deklaroi se kishte rënë dakord me klientin për t’i ndarë përgjysmë, megjithëse nuk ekzistonte asnjë dokument, që vërtetonte një marrëveshje të tillë.
“Nuk është problemi tek kthimi. Duhet që të binim dakord për pjesën takuese dhe unë i kam thënë hajde dhe merri lekët. Ne faktikisht e kemi lënë gjysmë për gjysmë. Tani ai thotë që mi kalo mua,. Pa të t’i jap unë. Unë e kam marrë ne telefon dhe e kam takuar, i kam thënë që jam i gatshëm të të jap lekët. Kam folur edhe me avokatin e tij, i kam thënë që hajde të marrim lekët siç kemi rënë dakord”, tha avokati./Klantv
	    	












