Këtë të hënë Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë zgjuar më në fund nga gjumi letargjik dhe kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë.
Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec.
Kujtojmë se kryeqyteti është i mbingarkuar nga trafiku dhe parkimi vend e pa vend vetëm e komplikon situatën.














