Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne më 3 nëntor 2025, një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.
Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën përreth.
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
	    	













