Janë zbardhur diskutimet gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, të mbledhur ditën e sotme. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes u tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të diskutohet dhe votohet në parim në seance parlamentare me 19 nëntor.
Ndërsa më 11 dhjetor do të votohet në seancë nen për nen prpjektbuxheti.
Grupi Parlamentar i PS gjithashtu ka diskutuar mbi nismat e rëndësishme ligjore që do të diskutohen në seancën e së enjtes. Në grup u tha se “të enjten do të zhvillohet edhe votimi për kryetarin dhe 4 anëtarët e tjerë të Komisionit Rregullator te KQZ”.
Gjithashtu në grup u kërkua angazhimi i të gjithë deputetëve në komisionet parlamentare në momentin kur në Parlament të mbërrijë projektbuxheti për vitin e ardhshëm.














