Deputeti Bujar Leksaj lajmëron tërheqjen nga Partia Demokratike, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Ai deklaron se pas dy vitesh do djegë mandatin dhe do ia lërë kandidati pasardhës në listë për të inkurajuar kandidati pasardhës në listë.
“Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik”, shkruan Leskaj.
Leskaj shkruan në Facebook se PD duhet bëjë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam.
Leskaj shprehet se “një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.
Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.
Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”.
Ai shprehet se vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit.














