• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Në Shqipëri, shumë gra e nisin periudhën e shtatzënisë me gëzim, por e përfundojnë me frikë. Frikë për vendin e punës, për të ardhmen, për dinjitetin. Ligji i mbron, por realiteti i ndëshkon. Raporti i fundit i IZHIQ zbulon se dhjetëra nëna janë pushuar, ulur në detyrë apo detyruar të japin dorëheqjen për shkak të shtatzënisë. Një tablo e hidhur e një tregu pune që ende sheh nënën si “rrezik” dhe jo si të drejtë njerëzore.

Në Shqipëri, shtatzënia për shumë gra nuk është vetëm periudhë gëzimi, por shpeshherë shndërrohet në një periudhë ankthi, një fazë ku fillon frika për humbjen e vendit të punës. Në zyrat publike e private, rrëfimet e nënave të reja përsëriten me të njëjtin model: Presion, padrejtësi dhe heshtje. Një raport i Institutit për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) hedh dritë mbi një realitet të hidhur që shpesh mbetet i padukshëm. Në studim janë analizuar përvojat e 207 grave që kanë përjetuar forma të ndryshme të diskriminimit, për shkak të shtatzënisë ose lehonisë.

Sipas drejtoreshës së Institutit për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare Daniela Burnazi, problematika e diskriminimit për shkak të shtatzanisë prek më së shumti gratë që janë në moshë riprodhuese dhe janë aktivisht pjesë e tregut të punës. “Në anketë, 71% e grave janë në grupmoshën 31-40 vjeç, 24% janë 21-30 vjeç dhe 5% i përkasin grupmoshës 41-50 vjeç”.

Nga të dhënat rezulton se 48% punojnë në sektorin privat dhe 51% në publik, por rastet e shkeljeve janë më të shpeshta në sektorin privat, ku kontrollet janë më të rralla dhe kontratat shpesh të përkohshme. Raporti evidenton se situata më problematike gjendet sidomos në fasoneri, ku shumë punëdhënës shmangin detyrimet ligjore për lejen e lindjes për shkak të kostove financiare.

Burnazi shprehet se nga studimi ka rezultuar se: “23% e grave janë vënë nën presion për të dhënë dorëheqjen, 17% janë pushuar nga puna, 14% kanë pësuar ulje page ose reduktim orari dhe 29% raportojnë forma të tjera të trajtimit të padrejtë”.

Lexo edhe:

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

Një prej grave të anketuara, punonjëse në një qendër tregtare në Tiranë tregon:

“Kur u thashë se isha shtatzënë, më ulën orarin dhe më zhvendosën në turnet e vona. Pas tre javësh më hoqën. Nuk bëra ankesë, sepse nuk kisha para për avokat dhe më duhej të gjeja një punë tjetër.”

Një tjetër fenomen i përhapur, sipas raportit është presioni pas kthimit nga leja e lindjes. Punëdhënësit shpesh refuzojnë t’i rikthejnë gratë në të njëjtin pozicion, u ndryshojnë orarin apo u vendosin kushte të tilla që i detyrojnë të largohen vetë.

“Format më të zakonshme të diskriminimit janë shkarkimi nga puna ose mosrinovimi i kontratës pas kthimit nga leja e punës, mungesa e garantimti të vendit të punës pas lejes së lindjes,” thekson Burnazi. Ajo shton se shumë gra përballen me ngacmime apo qëndrime armiqësore në ambientin e punës, që i bëjnë të ndihen të pasigurta.

Ligji ekziston, por zbatimi mungon

Kodi i Punës shqiptar dhe ligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” garantojnë mbrojtje të veçantë për gratë shtatzëna dhe nënat e reja. Por, në praktikë, këto dispozita mbeten shpesh në letër

Nga analizat e raportit: 88% e grave e dinë që pushimi nga puna për shkak të shtatzënisë është i paligjshëm, por, 70% nuk kanë ditur ku të drejtohen për ndihmë. Shumica e tyre nuk kanë pasur besim te institucionet publike për të bërë një denoncim real.

“Mungesa e zbatimit efektiv të ligjit është një boshllëk serioz. Punëdhënësit shpesh nuk ndëshkohen dhe mekanizmat mbikëqyrës janë të dobët. Vetëdija e ulët e grave për të drejtat e tyre, frika nga pasoja dhe mungesa e besimit te institucionet e përkeqësojnë më tej situatën” shprehet Burnazi.

Raporti evidenton se situata më problematike gjendet në sektorin privat, sidomos në fasoneri, call center dhe tregti, ku kontratat janë të përkohshme dhe rotacioni i lartë përdoret si justifikim për pushime të pajustifikuara. Shumë punëdhënës shmangin detyrimet ligjore për lejen e lindjes për shkak të kostove financiare, duke e kthyer shtatzëninë në një “rrezik pune”. Në mungesë të kontrolleve reale dhe denoncimeve, praktikat abuzive vazhdojnë pa u ndëshkuar.

Raporti rekomandon: Forcimin e mekanizmave inspektues, krijimin e kanaleve konfidenciale për denoncim, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, ofrimin e formave fleksibël të punës për nënat e reja.

/ Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

Etiketa: grateligjipunarealitetishkarkohenshtatzenavendi i punes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
Para

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet "Duçja", vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

TË GJITHA

Ndalet autobusi i linjës Athinë–Tiranë në Kakavijë, shoqërohen 2 persona

16:09 : 01/11/2025

Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq

15:56 : 01/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com