Në seancën publike që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj, ka folur për vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në kryeqytet, duke akuzuar qeverinë për shkelje të të drejtave dhe denigrim.
“Kjo është një historike. Demokracinë ta ruajmë si pasuri jo ta sakrifikojmë për një gjë të momentit. Kjo cështje do përcaktojë në se pushteti do i përkasë qytetarëve. Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm. Sot jam këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim ndaj kushtetutës dhe kontratën me qytetarët e Tiranës. Do e mbroj këtë betim deri në fund, nuk ka dicka më besnike se kjo,” tha Veliaj.
Duke folur më tej, Veliaj u shpreh se “goditja më e rëndë më erdhi nga të mitë”, duke iu referuar bashkëpunëtorëve të tij në bashki që sipas tij, nuk e mbrojtën dhe nuk e dëgjuan.
“Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorë të mi. Që nuk denjuan as të më njoftonin dhe as të më dëgjonin. Zot fali. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi… Të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë është një cinizëm me atë që është e vërteta. Mbi të gjitha, e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim nga zyra,” tha ai.
Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)
 
	    	














