Pas aksidentit ku një 17-vjeçar humbi jetën, i përplasur nga një “Porsche”, policia u “zgjua” dhe mbrëmë zhvilloi një aksion të papritur në zonën e Skelës. Kontrollet u fokusuan te makinat luksoze dhe ato me xhamat e zinj.
Por kur vepron vetëm pasi ndodh vdekja, kontrolli duket më shumë si një shfaqje e vonuar sesa një strategji reale sigurie.
Ndërhyrja erdhi vetëm pas ngjarjes tragjike, duke treguar edhe një herë se për t’u reaguar, duket se duhet të ndodhin fatkeqësi.
 
	    	















