Një shtetas shqiptar është dënuar me 15 vite burg nga një gjykatë në Republikën Domenikane, pasi u kap duke tentuar të trafikonte 40 kilogramë kokainë drejt Spanjës.
Sipas mediave lokale, gjykata në Santo Domingo pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike, e cila paraqiti prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e shqiptarit Sejdin Kote.
Ngjarja daton në 16 nëntor 2024, kur oficerët e Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Përbashkët të Drejtorisë Kombëtare për Kontrollin e Drogës (DNCD) konstatuan imazhe të dyshimta gjatë kontrollit me rreze X në Aeroportin Ndërkombëtar “Las Américas”.
Gjatë kontrollit fizik të bagazheve, u zbuluan 40 pako me kokainë me peshë totale 39.13 kilogramë, të ndara në dy tufa.
 
	    	















