• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Tmerri mbi tokë’, pamjet e katastrofës mjedisore në grykëderdhjen e Ishmit

10:47 : 30/10/2025
në AKTUALITET

Ndodhemi në grykëderdhjen e lumit Ishëm në detin Adriatik, njëri ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri. Zona ndodhet mes Kepit të Rodonit dhe lagunës së Patokut. Ndotja aty është katastrofike. Bregdeti i bukur ranor që gjarpëron në të dy anët e lumit, është zhdukur nga mali i mbeturinave, që lumi i sjellë me vete.

Mbetje plastike, veshje, kimikate të ndryshme që i përdorim në procesin e pastrimit të shtëpisë apo mbetje farmaceutike, bashkohen së bashku duke e kthyer këtë zonë unike në një kosh gjigant mbeturinash. Pavarësisht kësaj ndotje alarmante një tufë lopësh kullosin në mesin e tyre.

“Shihni lopët, më pas e shesin qumështin ë treg e thonë kemi qumësht bio”, u shpreh banori i Ishmit, Qemal Jangu.

I klasifikuar nga Agjencia kombëtare e Mjedisit si një ndër lumenjtë më të ndotur në vend, ujërat e tij bëjnë pjesë në kategorinë 5- Gjendje e Keqe. Në këtë lum përfundojë ujërat e zeza dhe të gjithë llojet e mbetjeve urbane, që rrjedha sjell me vete. Nga ura e Brarit, kalon në zonën e urbanizuar të Tiranës, Kamzës, Vorës, Fushë-Krujës dhe zonave të tjera përreth .

Lexo edhe:

Zjarri në Elbasan/ Vengu i Ramës: Lëshoi gazra të dëmshëm, por mos u vetëkënaqni! Kujdes me konceptet

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Ambientalisti: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

“Edhe divan ka ardhur në këtë lum nga Tirana, çfarë nuk vjen këtu”, u shpreh banori në Ishëm.

Qemal Jangu, një banor autokton ka përjetuar me keqardhje transformimin drastik te zonës si pasojë e ndotjes. Ai kujton me nostalgji kohet kur laheshin në ujërat e Ishmit dhe vinin për plazh, pikërisht këtu, një perle tashmë nen pushtetin e mbeturinave.

“Laheshim në lumë, ishte i pastër, e gjithë zona vinte këtu për plazh”, u shpreh ai.

Si pasojë e ndotjes i gjithë lumi ka vdekur, dhe peshkatarët tashmë e kërkojnë punën e tyre të përditshme në det.

Raporti vlerëson se në stacionet e referencës lumenjtë janë të pastër, ndërsa duke kaluar afër zonave të banuara impakti i shkarkimeve urbane të cilat derdhen direkt të patrajtuara sjell këtë klasifikim me një ndotje të lartë. Ndaj, sugjerohet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Ato konsiderohen shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.

“Problemi më i madh me mbetjet është hedhja e tyre nëpër përrenjtë kudo nëpër Shqipëri. Kemi shumë përrenj dhe lumenj dhe hedhja e mbetjeve e tejkalon edhe rastet që mund të korrigjohen të landfilleve”, u shpreh Qemal Jangu.

Qeveria ka bërë disa përpjekje dhe ka investuar miliona euro, në te ashtuquajturin impiant për kapjen e mbeturinave, mbi lumin Ishëm. Në vitin 2017, Ish ministri i mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një inspektimi në terren për këtë impiant tha se do ti jepej fund ndotjes së Ishmit.

Investimi që kushtoi 2 milionë euro, përfundoi në vitin 2019, por ai nuk funksionoi asnjë ditë.

Ministria e mjedisit nuk iu përgjigj një kërkese për informacion nga Inside Story për shkaqet e dështimit të këtij investimi, dhe as për strategjitë për pastrimin e kësaj grykëderdhje.

Ekspertët i konsiderojnë aksionet e institucioneve për pastrimin e grykëderdhjes si show, pasi ai nuk mund të pastrohet, pa u zgjidhur çështja që në burim.

“Merre pak grykëderdhjen e Ishmit që është pasqyra ku ne shihemi dhe jemi vërtetë të shëmtuar. Asnjëherë deri më sot nuk janë marrë politika për ta pastruar, jo në grykëderdhje, sepse nuk mund ta pastrosh në grykëderdhje me punë vullnetare. Ministria e Mjedisit duhet të ndërtoje politika se si duhet të pastrohet mjedisi në një territor të madh si çështje shtrati i një lumi, duhet të nisë që në burim, por pas një muaji apo një viti situata do të jetë po ajo sepse se ke zgjidhur problemin që në burim”, u shpreh eksperti i mjedisit, Flora Xhemani Babani./Top Channel

Etiketa: grykëderdhjen e Ishmitkatastrofe mjedisore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Vengu i Ramës: Lëshoi gazra të dëmshëm, por mos u vetëkënaqni! Kujdes me konceptet

13:12 : 08/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Ambientalisti: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

17:20 : 02/07/2025
BOTA

OKB paralajmëron katastrofë mjedisore

08:54 : 21/03/2024
Para

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet