• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
në BOTA

Donald Trump u shfaq entuziast pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping.

“Në një shkallë nga 1 në 10? Do t’i jepja 12”, deklaroi ai.

Ndërsa Xi zgjodhi një ton më realist.

“Duhet të punojmë bashkë për të mirën e botës dhe të mos mbetemi të bllokuar në një rreth vicioz hakmarrjesh”, u shpreh presidenti kinez.

Takimi, që pritet të ketë ndikim global si për paqen ashtu edhe për ekonominë botërore, përfshiu një sërë çështjesh kyçe që nga tregtia dhe teknologjia, te siguria ndërkombëtare, por pa përmendur fare Tajvanin apo varësinë kineze nga energjia ruse.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Tarifat dhe fentanili

Shtetet e Bashkuara njoftuan uljen e menjëhershme të taksave doganore ndaj mallrave kineze, të vendosura më herët si ndëshkim për trafikun e fentanilit.

Që nga marsi, Uashingtoni kishte aplikuar tarifa 20% ndaj shumë produkteve kineze, por Trump tha se ato do të ulen në 10%.

Në këmbim, Xi Jinping është zotuar të “bëjë gjithçka të mundur” për të frenuar trafikun e kësaj droge vdekjeprurëse, e cili ka shkaktuar mijëra viktima në SHBA.

Tregtia bujqësore

Trump bëri të ditur se Kina do të rinisë menjëherë blerjet e sojës dhe produkteve të tjera bujqësore amerikane.

Pas përplasjes për tarifat, Pekini kishte orientuar importet drejt Brazilit dhe Argjentinës.

Kthimi i Kinës në tregun amerikan është veçanërisht i rëndësishëm për Trump, për shkak të mbështetjes së fortë që gëzon nga fermerët.

Çështja TikTok

Ministria kineze e Tregtisë deklaroi se po punon me SHBA-të për të “zgjidhur në mënyrë të përshtatshme” çështjen e TikTok-ut.

Administrata Trump kërkon që operacionet amerikane të platformës të kalojnë nën kontrollin e investitorëve amerikanë, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare.

Mineralet e rralla

Dy vendet ranë dakord për një marrëveshje vjetore mbi furnizimin me minerale të rralla, elementë kritikë për industrinë e teknologjisë dhe energjisë.

Pekini do të pezullojë për një vit kufizimet e vendosura në tetor. Trump e quajti këtë “një marrëveshje që i shërben gjithë botës”, ndërsa Xi u shpreh se është arritur “një konsensus mbi zgjidhjet e problemeve”.

Ukraina

Sipas Trump, “Ukraina ishte një nga temat më të gjata të diskutimit” dhe të dyja palët do të “punojnë së bashku për të parë nëse mund të arrihet diçka pozitive”.

Megjithatë, asnjëra palë nuk përmendi varësinë e Kinës nga nafta dhe gazi rus me çmime të ulëta, një çështje e ndjeshme që mbetet e pandryshuar.

Tajvani

Tema më e ndjeshme e marrëdhënieve dypalëshe, ajo e Tajvanit, nuk u prek publikisht.

“Nuk u diskutua”, tha Trump, edhe pse mediat amerikane raportojnë se ajo mund të jetë trajtuar në bisedimet paraprake mes delegacioneve.

Transporti dhe energjia

Uashingtoni pranoi të pezullojë për një vit hetimet ndaj industrisë detare kineze, ndërsa Pekini do të ndalojë kundërmasat ndaj anijeve amerikane.

Trump njoftoi gjithashtu se Kina ka shprehur interes për të blerë energji amerikane, përfshirë naftë dhe gaz nga Alaska.

Gjysmëpërçuesit

Përballë kufizimeve të eksportit të vendosura nga SHBA-të, Pekini po përpiqet të zhvillojë industrinë e vet të çipave për inteligjencën artificiale.

Trump konfirmoi se është diskutuar edhe për këtë çështje, ndërsa CEO-ja i kompanisë amerikane Nvidia, Jensen Huang, pritet të udhëtojë në Pekin për të biseduar mbi “mundësitë e bashkëpunimit”.

Takimi mes Xi dhe Trump shënon një përpjekje për uljen e tensioneve tregtare dhe teknologjike mes dy fuqive më të mëdha botërore, por për momentin, shumë çështje kyçe mbeten të hapura.

Etiketa: donald trumpmineralet e rrallaTikTokTrumpukrainaXi Jinping

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
Para

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

TË GJITHA

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com