• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i opozitës, Flamur Noka, gjatë një replike ka komentuar mazhorancën për kandidaten e tyre për zgjedhjet e Tiranës, dhe sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar të kapur.

Në fjalën e tij, Noka e cilësoi kandidaten e mazhorancës si “hajdute”, duke u shprehur se ajo ka “dosje mal” në SPAK. Ai e vuri atë në kontrast me kandidatin e mbështetur nga opozita, të cilin e përshkroi si “një figurë e kompletuar dhe intelektual i qytetit”. Sipas tij, mazhoranca është “e zhytur në batak” dhe për këtë arsye nuk mund të gjente një kandidat tjetër.

Akuzat e deputetit u drejtuan më pas nga sistemi i drejtësisë, për të cilin u shpreh se kontrollohet nga familjarë të figurave kyçe në pushtet. “Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Po more, ka prodhuar edhe Olsi Komiçi”, deklaroi Noka, duke akuzuar mazhorancën se ka vendosur të afërmit për të kontrolluar drejtësinë.

Duke folur për rastin e të ndjerit Astrit Kalaja, deputeti u shpreh se ai ishte viktimë e “mllëfit të sistemit që keni ngritur ju”. Ai kritikoi ashpër vonesat në gjykata, ku sipas tij, duhen 20 vjet për nisjen e një çështjeje dhe 1200 ditë për zbardhjen e një vendimi gjyqësor.

“E politizuat dhe e asgjësuat drejtësinë”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

Në fund të fjalës së tij, Noka lëshoi akuza edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka duke u shprehur se mbahet në detyrë pasi “ha e pi me familjarët e kryeministrit”. Ai e përmbylli fjalën duke e cilësuar drejtësinë aktuale si “drejtësia që ka fytyrën e Irenës”.

Noka:

Meqë po i nis nga nga fundi. Po mor, po. Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, një intelektual i këtij qyteti. Prit. Dhe nuk është hajdut, hajdute si kandidati juaj. Po ju, ngaqë jeni nga të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, ju nuk keni ku gjeni emër tjetër dhe prapë një hajdute keni çuar.

Ajo hajdutja juaj i ka dosjet mal atje në, te SKAPI i partisë tuaj, mal. Dhe kjo është shëmbëlltyra juaj. Pra, përsa i përket drejtësisë, po more. Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Po more, ka prodhuar edhe ky, si e ka emrin ky, Olsi Komiçi që keni bërë deputet.

Çfarë janë këto? Nuk janë partia këto? Pra, keni vënë ju familjarët tuaj që të përcaktojnë gjithë drejtësinë dhe ku jeni sot? Ndjej dhimbje unë për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori, ai, i ndjeri, mori gjithë mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Sistemit, sepse ju sot, s’ka qenë kurrë drejtësia ndonjëherë që 20 vjet duhet që të nisi çështje e të marrë përgjigje.

Maksimumi tre vjet. Nuk ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe, që për një vendim gjykate të duhen 1200 ditë që të zbardhet. A ka qenë ndonjëherë? Jo, kurrë. Ja pra ku e keni katandisur. Edhe e politizuat, dhe e asgjësuat. Po. Ju këtë, këtë keni dashur, këtë drejtësi. Por shqiptarët nuk kanë dashur këtë drejtësi.

Ndaj sot, mllefi ndaj sistemit është, e mori në qafë të ndjerin Kalaja. Se është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni. Tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi. Të dënuar. Dhe e mbani ju. A nuk është drejtësi politike? E mbani sepse ha e pi me familjarët e kryeministrit ai, prandaj e mbani ju. Se i bindet partisë.

Kjo është e gjitha. Kjo është drejtësi, drejtësia e juaj, drejtësia që ka fytyrën e Irenës.

Etiketa: Flamur Nokakuvend

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Peleshit, Ivi Kaso: Synojmë rikthimin e autoritetit dhe dinjitetit institucional

10:29 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
Para

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

TË GJITHA

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një person

17:52 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com