Është zbardhur identiteti i viktimës së aksidentit të regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Lefter Liçenji, 66 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, duke drejtuar një motor ai është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.
Përplasja ka rezultuar fatale për 66-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në fshatin Dishnicë, pranë një karburanti. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.














