Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes nga ku tha se agresioni rus në Ukrainë krijoi unitet në Bashkimin Europian.
Rama duket se e mendon veten lider të fuqishëm dhe fjalët e tij kanë shumë peshë në arenën ndërkombare. Ai shprehet se BE është një pacient me 27 mjekë, por të 27 janë mjekë patologë dhe kjo e bën më të ndërlikuar gjënë.
“BE është një pacient me 27 mjekë, por të 27 janë mjekë patologë dhe kjo e bën më të ndërlikuar gjënë. Ajo që ka ndodhur që pas agresionit rus, ka qenë shumë pozitive, sepse në vend që të behët më i përçarë, BE u bë më i bashkuar. Nevoja për unitet dhe për të qenë bashkë dhe për të mos u larguar si pula është bërë e qartë.
Është një projekt i papërfunduar, është në gjysmën e rrugës, nuk është ende ajo që etërit themelues panë në vizonin e tyre dhe nisën ta ndërtonin, dhe vendimin që do merret është të përfundohet ky projekt dhe të bëhet një forcë e mirëfilltë në një lojë ndryshe apo të vazhdohet e të tërhiqemi zvarrë dhe të bëhemi gjithmonë e të parëndësishëm.
BE është një emër, një organizatë apo projekt politik, por nuk ka as dhe një metër katror të vetin, çdo metër katror i BE është metri katror i dikujt që është pjesë e tij, ndaj përgjigjja është ti përgjigjemi kësaj pyetje.”, tha Rama.
Rama tha se Shqipëria kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë, pavarësisht dallimeve për Kosovën.
“Ne jemi të patundur në bindjen tonë që vetëm paqja, jo vetëm është më mirë se gjithçka tjetër, por edhe për faktin që, sa më i lumtur komshiu, aq më e lumtur shtëpia. Diçka që ma ka mësuar gjyshja ime. Nëse po feston vet, sigurohu që fqinji të mos jetë duke vdekur urie, sepse i gjithë ky gëzim shkon për dreq. Kemi shkuar në Serbi 68 vjet pas vizitës së fundit. Natyrisht kemi një problem me Serbinë, që është Kosova. Për ne është shtet në të drejtën e vet, dhe jo vetëm për ne, por për shumicën e vendeve të BE. Për disa vende dhe Serbinë, nuk është. Por nëse do të vazhdojmë të rrimë me kokën e pas e të ndezim tensione dhe energji negative dhe të dëmtonim veten dhe të ardhmen tonë”, tha Rama në një bashkëbisedim me gazetarët në Forumin e Paqes në Paris.
Kryeministri gjithashtu kritikoi shtetet europiane për sjelljen e tyre. “Vitet e fundit kam parë që Europa është ballkanizuar shumë. Shihni Francën, Britaninë. Nuk miratojnë dot një buxhet, çfarë është kjo? Ballkan. Shikoni Britaninë. Janë edhe më keq. Është një ballkanizim total i Europës. Tani ne jemi të mirët”.














