Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Sipas informacionit paraprak, një automjet u përplas me një motoçikletë, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.
Aktualisht, rrethanat e aksidentit nuk janë të qarta.













