• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
në BOTA

Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin mbi gjendjen gjatë vitit 2024, kur janë hetuar gjithsej 647 procese për shkak të kriminalitetit të organizuar. Shifra krahasuar me vitin 2023 mbetet pothuajse konstante. Megjithatë kjo është shifra e dytë më e lartë brenda dhjetë vjetësh. Më shpesh sipas BKA-së është identifikuar kriminaliteti me drogat – me rreth 260 procese ky është sektori me pjesën më të madhe të veprave penale në kuadrin e kriminalitetit të organizuar.

Pasojnë rastet e kriminalitetit ekonomik rreth 110 procese, krime fiskale dhe doganore me rreth 60 procese. Ngjashëm ka pasur shumë procese për kriminalitetin me kontrabandim njerëzish dhe çështje pronësie. Një kuotë dukshëm më të ulët me katër përqind të të gjithë proceseve ka pasur hetime kundër grupeve të kriminalitetit kibernetik.

Në këtë kategori dëmi i shkaktuar është masiv: Sipas raportit të BKA-së mbi situatën me kriminalitetin në Gjermani, në fushën e krimit kibernetik vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1,7 miliard euro: Kjo shumë përbën gjysmën e dëmit financiar të shkaktuar nga kriminaliteti i organizuar në përgjithësi. Gjithsej BKA dëmin financiar në vitin 2024 e përllogarit me rreth 2,64 miliard euro.

Konferenca e shtypit e Zyrës Federale të Kriminalistikës ku prezantohen droga sintetike
Droga sintetike prezantohen nga Zyra Federale e KriminalistikësFotografi: Arne Dedert/dpa/picture alliance

Rekrutimi i minorenëve për vepra penale

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

BKA bën fjalë në raportin vjetor për një gjendje me “një potencial konstant të lartë kërcënimi” nga kriminaliteti i organizuar. Ajo që bie në sy është rritja e gatishmërisë për përdorim dhune në hapësirat publike. Në këtë kontekst më 2024 janë regjistruar rreth 280 vepra penale për përdorim dhune. Konstatohet gjithashtu një rritje e dukshme e posedimit të armëve. Rreth 420 armë janë sekuestruar vitin e kaluar në kuadër të hetimeve.

Policia federale shpreh shqetësim, që grupet kriminale gjithnjë e më shpesh ofrojnë veprime kriminale në formë shërbimi të ashtuquajtura “crime as a service”, kjo p.sh. në sektorin e larjes së parave. Kriminelët gjithnjë e më shumë përpiqen të rekrutojnë minorenë për kryerjen e veprave penale. Për këtë ata shfrytëzojnë, sipas BKA-së, rrjetet sociale ose platformat Gaming në internet.

Ministri i Brendshëm federal, Alexander Dobrindt i CSU e cilësoi kriminalitetin e organizuar si një ndër kërcënimet më të mëdha të shtetit ligjor. “Ata veprojnë brutalisht dhe paskrupuj, në mbarë botën – që nga kontrabanda me drogë deri tek pastrimi i parasë e influencimi ndaj vendimmarrësve”, tha politikani kristiansocial duke theksuar më tej, se: “Këtyre rrjeteve kriminale duhet t’u hiqet baza e ekzistencës, duke u ndërprerë atyre me konseguencë burimet e parave. Kushdo brenda këtyre strukturave që nuk mund të shpjegojë se nga vjen pasuria, duhet ta humbasë atë. Ky është ndryshimi i paradigmës.”/DW

Etiketa: Gjermanikrimi i organizuar

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025
Para

Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com